GJETHE VJESHTE
Harlisur vera iku majave të malit
U fsheh pas brigjeve të kohës së vet
Gjethja u kuqrrem nga ikja e saj
Ra përtokë u ngjyros në të verdhë
Kalimtarët shkelin në të
Sikur kanë mall për vapën e verës
Gjethja në heshtje i duron
Shiu rigon dritares sime
Unë nga xhamat flas me pikat e tij
Ngrohtësi ndjej nga brenda
Dal jashtë ta përqafoj shiun
Faqet e mia ëmbël m’i ledhaton.
Erona Mehmeti