MBRAMË FJETA ME TY
Netëve, kur kam fort mall
hap at’ grusht kujtimesh që kemi bashkë.
Qysh se linda vajzë e jo djalë
Sa shumë pak t’dyja jemi dashtë!
Nuk mbaj mend se si u rrita
S’më kujtohet sa herë m’ke puthë
Nuk e besoj dot sa shpejt erdh dita
Me ikë prej teje si me shku n’luftë
M’dhembin fort përqafimet tua
Sidomos ato që s’m ke dhanë kurrë
Sa pak herë t’kam thanë “të dua”
Për “ne”, me afru vajzën ishte turp.
Unë jam shtylla që s’u forcu kurrë
Jam forca që s’ta dha asnjiherë dorën
M’deshte djalë që shpejt me u ba burrë
“Mos me ia pasë askujt nevojën”
Tash të merr dhe ty malli, e di
M’a thu në andrra, t’thirri përnatë
Sa brigjet na ndajnë sot mu e ty
Aq herë t’kërkoj gjatë ditës, nanë.
Netëve m’mungon ma fort
Kam nevojë me m’ledhatu nji herë a dy
Tash flas me sy e qaj me lot
Nanë, mbramë në andërr fjeta me ty