Lum atdheu që t’kishte djalë,
Sa shumë miq bëre me fjalë,
Mirë i ruajte miqtë e vjetër,
Si ti s’do ketë më tjetër…
NË MUAJIN JANAR
Në muajin janar
Na erdhi pikllimi
Herë-herë fryente era
Herë zymtësohej qielli
Herë na nxente Dielli
E herë na ngrinte dimri
Dhe e tërë Kosova
Ty të përbetohej
Lumenj të gjatë njerzish
Vinin radhë-radhë
Nga çdo vend i botës
Ku ti kishe miq
E ku kishete shqiptarë
Në Prishtinë
Shumë shpejtë kishin ardhë
Që për herë të fundit
Ty për t’u përfalë
Për TY
I madhi president
Vinin prijësit
Nga çdo shtet
Për herë t’fundit
Me t’përfalë
Për ta prore
Ti je i gjallë
Shumë prej tyre
I kam parë
Duke qarë
Dhe zemër vrarë
Dimër me cegmë dhe acar
E populli ynë lotët
S’mundte për ti ndalë
As Kosova trime
Që humbi një djalë
Populli ynë kurrë s’të harron
Brez pas brezi të kujton
Për ne prore legjend e gjallë
Doktor RUGOVA trim i rrallë
Për herë ty t’kujton Kosova
President IBRHIM RUGOVA
Një rrufe e ashpër
Gjarpëroi nëpër qiell
Ishte kjo një shenjë
E të Madhit Zot
Se për MENDJENDRITURIN
Kurrë nuk do të ketë mort
Lavdi birit të denjë
Të DA-RD-AN-ISË