6.5 C
Tiranë
E premte, 3 Janar 2025

Fahri Xharra

Kush ishin Karnët ?

image.png

Fahri Xharra

Jo pse nuk më kish  rënë ndërmend për fisin ilir  të  Karnëve , por shënimet për ta janë shumë të vogla  dhe më duhej të gjej diçka të besueshme ; aq të besueshme sa mos të hutohemi në lundrimin tonë nëpër brigjet lindore të Adriatikut ilir . Të ju rikujtoj një gjë , kur tregtia  e grekët me romakët zhvillohej nëpër Adriatik ; ishte urdhër i shkruar që këtij deti  t`i ngjitej nga ana perëndimore  e  tij, sepse kjo lindorja ishte  me rryma dhe kundër rryma të mëdha detare dhe anijet e pasigurta pësonin. Dhe, nëse ndonjë  nga ato humbej dhe përpihej nga  valët  e mëdha ; arsyetimi ishte gati , na sulmuan piratet ilir !

 

Por sidoqoftë , unë e morra rrugën e njëjtë sipas hartës së hartuar sipas   John Wilkes-it  “ The Illyrians “ (Created by Hxseek (2008) Sources: The Illyrians. John Wilkes. Blackwell Publishing. ISBN 0-631-19807-5 The Celts. A History. Daithi O Hogain. Boydell Press. ISBN 0-85115-923-0 Pannonia and Upper Moesia. A History of the Middle Danube Provinces of the Roman Empire. A Mocsy, S Frere. )

 

Pra nga albanët  drejt e në veri tek Dokleatet, Daorset ,Narenset dhe u ndala për pushim tek Delmatet; pastaj i vizitova Liburnet, Ditionet, Japodet  ,Histritet për t`u takuar me Karnët e harruar Ata ishin fqinj me Venetet . Po të mëdhenj që ishim dhe e sundonim vetveten në tërë Mesdheun.image.png

Karnët (gr. Καρνίοι ) ishin një fis  i Alpeve Lindore, që jetonin në male në  mes të Norikumit  dhe Venetisë. Ishin fis iliro –kelt, disi të përzier me Venetët . Sipërfaqja tokësore ku ata jetonin nuk dihet me saktësi por Straboja i vendos nëpër male, ndërsa Ptolomeu i “jep “ dy qytete afër brigjeve të Adriatikut . Eponime te tjera  janë Carnia, Carniola and Carinthia

 

Sa e varfër paraqitet historia e tyre se gjëja se ardhja e parë e Karnëve ishte në vitin 185 paraKr.atëherë kur një ushtri prej 50 000 burrash të armatosur,  si dhe gra  dhe fëmijë kishin marrë rrugën e rrafshinave dhe aty diku e  ngritën qytetin  Akyleja. . Tmerr, romakët pas ca kohesh i detyruan që ata me dhunë  të ngritën përsëri në male.

 

Jeta duhej të zhvillohej aty ku kushtet lejonin, në rrafshinat e pëlleshme, Karnët e krijuan një miqësi me Histritet , Lapidet dhe Taurisket . Roma i frikohej këtij zgjerimi të fisit ilir të Karnëve dhe me 15 Nëntor 115 pra Kr. Karnët u nënshtruan, nga Legjionet e konsulit Marcus Aemilius Scaurus

image.png

Pse dihet data e saktë e nënshtrimit të tyre dhe nuk dihet asgjë më herët për ta ?

 

Perandoria Romake edhe pse u ngrit nga ne e mbi ne , se bashku me ne tokat tona e bëri zhdukjen e gati çdo shkrimi mbi të parët e tyre duke u munduar që të paraqiten krijuesit e parë të historisë.

 

Historia e jonë është shumë e shumë më e lashtë por fatbardhësisht shpëtuan vetëm ne, që sot flasim shqip e që jemi trashëgimtarët e vërtetë e të parëve tanë.

 

Pra , këta ishin Karnët me një histori të zhbërë.

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.