7.5 C
Tiranë
E dielë, 10 Nëntor 2024

Fahri Xharra

E SHENJTA EUFEMI E ROVINIT, ISHTE E JONA

image.png

 

Fahri XharraRovinj 24.11.17

 

Një natë kur ndodhesha ne Cakran, ne shtëpinë e Bektash Cakranit, erdhën disa oficere te ushtrisë turke. Pas buke oficieret filluan te ngacmonin Bektashin në ndjenjat kombëtare, i cili pa u trembur u përgjigjej: “- Mjere ne shqiptaret, qe presim qytetërim nga ju turqit, qe jeni populli me i prapambetur i botes. Juve nuk jeni te zot per veten tuaj dhe jo të na qytetëroni neve, pika qe s’ju bie! Keni te drejte juve, se kur rane frenat e shtetit turk ne dorën tuaj disa “sozem jabane xhuxhek”, a nuk u shuaka me gjithë race? Neve shqiptareve aq na ben.” (“Dielli“ Boston, Massachusett, nr. 21, data 26 Tetor 1911), ( nga “Libri Kujtimet e një firmëtari“ – Kujtimet e Hajredin Cakranit, Tiranë, 2017 ).

Pra, mjerë ne, që na u mbyll goja me shekuj dhe na u desh të harrojmë historinë tonë mijëra vjeçare dhe të mos guxojmë as që ta përmendim.image.png

Jemi në Rovin, në ish tokat histrite-ilire, që sot janë në Kroaci, një qendër e bukur bregdetare një mrekulli e vërtetë. Ata që më duan dhe që ma gatuan me miqësi këtë shëtitje, me lajmëruan që përveç tjerash, do e vizitojmë edhe Kishën e Shën Eufemisë, në qytetin e rrethuar e të lashtë të Rovinit.

– Zot, i thashë mikut, nuk e kam besuar që do “preki” virtualisht të kaluarën e largët të Azisë së Vogël, të fillimit të krishterimit, m’u edhe aty ku flitej shqipja arkaike e kohës së Eufemisë.

Në maje të brigjeve të qytetit të Rovinit, nga e cila shpërndahet panorama e bukur dhe shihen ishujt e Shën Andresë dhe Shën Katrines, ngritet Kisha e Shën Eufemisë, e ndërtuar që në shelullin 7-të si kishë e Shën Jures. Legjenda e thotë se në shek e 8-të u gjet Sarkofagu nga mermeri me trupin e Shën Eufemisë së Kalkedonit. Vajza ishte martire e atyre viseve ( afër Stambollit të sotëm ) e cila duke e adhuruar fenë e krishterë ishte ndjekur për ta mbytur disa herë në kohën e Perandorit Dioklecianit, dhe më në fund u martirizua në vitin 303.

Në kohën e Dioklecianit ishin ditët e fundit të paganizmit, dhe me Konstantinin e Madh u legjitimua epoka e re e krishterimit. Në qytetin Kalkedon, në atë kohë ishte Prisko, që e kishte urdhëruar festimin e e kremtes se Perëndisë Ares. Urdhëri fuqizohej me vdekje për ata që nuk e respektonin këtë kremte. Në në shtëpi, qëndronin të fshehur një grup fetaresh të Krishtit, të cilët u zunë dhe u masakruan. Ndër ata ishe edhe e bija e senatorit romak Filofronit dhe nënës Teodora, Eufemia. Ajo u torturua dhe vdiq si martire e hershme e krishterimit.

Kalkedoni ishte emri i vjetëri qytetit Byhynia në Azinë e vogël. Ishte përballë qytetit të Bizantit në jug të Scutarit ( sot, Üsküdar ) i cili sot njihet si Kadıköy. ( Stamboll ) Të gjitha shënimet sot gjenden ne Muzeun Arkeologjik të Stambollit. Thuhet se Kalkedoni ishte koloni greke ?

Në Martirologjinë e Jeronimit (Martyrologium Hieronymianum) të shek 5-të, Eufemia është regjistruar si martire. Famës së saj në boten e krishterë i ndihmoi libri “Saint Euphemia”, nga Andrea Mantegna, tempera on canvas, 1454.image.png

Literatura për ata që duan më shumë:
– Tomić R., Barokno kiparstvo Istre, Kvarnera i Dalmacije, Tisuću godina hrvatskog kiparstva, Muzejsko galerijske centar, Zagreb, 1997.
– Horvat A., Matejčić R., Prijatelj K., Barok u Hrvatskoj, Biblioteka povijesti, Zagreb, 1982.
– Bertoša M. (ur.), Istarska enciklopedija, Leksikografski zavod Miroslav Krleža, Zagreb, 2005.
– Marković V., Crkva Sv. Eufemije u Rovinju – između projekta i izgradnje, Prilozi povijesti umjetnosti Dalmaciji br. 36., Split, 1996.
– Marković V., Crkve 17. i 18. stoljeća u Istri – tipologija i stil, Institut za povijest umjetnosti, Zagreb, 2004.
– Milovan A., Župa Svete Eufemije – Rovinj, Turistička naklada/ Župa Svete Eufemije, Zagreb, 2002.
– ŽUPA ROVINJ- Garibaldijeva 1, 52210 Rovinj, HR

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.