7.5 C
Tiranë
E dielë, 9 Shkurt 2025

Fahri Xharra

KUR ITALIA ISHTE SHQIPTARE

KUR ITALIA ISHTE SHQIPTARE

Eshte nje aspekt pak i njohur , i njohur vetem nga specialistet  qe dallojne  nje epoke historike, ne te cilen pjese te territoreve italiane qene qeverisur  nga shqiptaret.

Shpesh duke ndjekur  kujtime te historise bashkekohore te marra nga shkolla  e universiteti kujtojme se mbreti Viktor Emanueli  i trete ishte Mbret i Italise dhe  Shqiperise nga 16 prill 1939 deri ne tetor 1943.

Por ka nje aspekt shume pak te njohur ne pasqyrimin e mehershem, nese duam te perdorim metrin aktual te se drejtes nderkombetare , kishte me shume shqiptare ajo pjese  e Italise e perbere nga shqiptaret  ne shekullin e 15  (Nder) se sa Shqiperia italiane ne te ashtequajturen periudhe  (Bashkimi  Personal)

nëse shohim ngjarje ndërsa ato shpalosen, duke mos lënë pas dore, duke analizuar  rendesine e madhe historike  e strategjike te krahinave  te Rajonit ne fjale.

 Monte Sant’ Angelo

Monte Sant’ Angelo ( Mali i Shenjtit Engjell) qendra me e madhe e Kepit  garganik, i famshem qe nga  Mesjeta e hershme per SHenjtoren e Shen Mehillit  (Mikelit) Arcangelo, qe qe vizituar nga shume Pape , perandor  e princa  , dhe behet  nje nga etapat  me te shenjta te pendimtareve , qe shkonin ne  pelegrinazh  ne Token e Shenjte  o ne Kryqezatat . Edhe Shen Francesku  shkoi ne pelegrinazh atje nga 1216 deri me 1222.

Te njohura  historikisht  dhe artistikisht , edhe Kisha e Shen Pjetrit , e ashtequajtura, Varri i Mbretit longobard  Rotari, Kisha Shenjtes se Madhe Mari dhe Keshtjella imponuese  Normano , ne te cilen per  ngritjen  morale , siç do t’a shohim, shqiptaret dhane nje kontribut vendimtar.

Megjithate  duhet ditur  se kater jane pjeset kryesore , per te cilat dyshohej  dhe mendohej se turku mund te vendoste  kembet ne Mbreteri , dmth. Taranto , Bari , Trani  e Monte Sant’ Angelo  (..) Qendron Monte Sant Angelo , i cili duke qendruar mbi shpinen e te gjithe Puglias  rrethon rreth 60 milje , me nje pjese siper detit eshte  nje vend shume i  forte

Qyteti  eshte krijuar rreth Shenjtores me te vjeter te Krishtere  pas asaj te Jeruzalemit  e Romes , e shquar per rendesine quesh ne kohet e Romes se vone  dhe te mesjetes se hershme . Per me teper se njemije vjet kjo qyteze  ka qene e fortifikuar panderprere  dhe qendresa e saj taktike –logjistike  eshte e pershkruar me rreth 1500 fjalet e Marcolodi “per“Megjithate  duhet ditur  qe kater jane pjeset kryesore , per te cilat  dyshohej , per te cilat mendohej se turku mund te vendoste  kembet ne mbreterin , dmth. Taranto , bari , Trani  e Monte Sant’ Angelo  (..) Qendron Monte Sant Angelo , i cili duke qendruar mbi shpinen et gjithe Puglias  rethon rreth 60 milje , me nje pjese siper detit  eshte nje vend shume i forte

 

NDERI

Nderi i Monte Sant angelos  qe ndertuar shkurt  te 1177 nga Guljelmi  i II i Miri i Siçilise ( 1166- 89) si zoterime  “ ne te cilen ushtrohej  nje autoritet  me i larte  i asaje feudale  ( P.F. Palumbo ) ne njohje te prestigjit  qe lidhte Shenjtoren o me mire te themi shenjterine e vendit.

Zoterimet   permblidhnin , perveç kryeqenderes  Monte Sant’Angelo , edhe Sponte , Vieste , Lesina, Peschici ,Ritum  ( ndoshta dhe Rodin aktual garganik ) Karpino  Kanjano , Sfilzi , Kandelaro , Versentino , Lanzano dhe manastiret  e Shen  Gjiovanit  ne Lamis , Santamarine  e Pulsanos me gjithe  zoterimet : Nderi  i qe dhene ne mbiemer  Giovanes , bijes se Enrikut  te II te Anglise  (1154-89)  dhe gruaja e mbretit te lartpermendur (Guljelmit).

Nderi ju kalon shqiptareve

Kur Ferdinando d’Arogona I mbreti  Napolit  (1458-94) ju desh te  mbrohej ne Barlete nga sulmi  i Anzhuineve , ai u mbyll ne ate qytet ,dhe mundi te shpetonte  vetem fale  nga  nderhyrjes se Skenderbeut . Per mirenjohje  mbreti  ne 1464  i jep  Feudin (principaten , Skenderbeu behet Princ)  Monte Sant ‘Angelo  San Giovano rotondo , dmth (NDERIN ). Eshte e qarte deri ne kete pike , qe Nderi i vjeter , me gjithe ate hapesire territori  , nderpret pikerisht procesin e shperberjes , dhe ai hyri me nje principate shume te zvogeluar dhe me juridiksion  me te kufizuar  krahasuar me te kaluaren , por me te lehte per t’a mbrojtur . Zoterimet e Skenderbeut  dhe te trashegimtareve te tij  zgjaten perreth 20 vjet , Ferdinando kishte treguar mirenjohjen  ndaj princit shqiptar , duke i dhene se bashku me principaten , nje hapesire pushteti e te ardhurash , si privilegjin “detar” ose mbledhjen e taksava te renda  per mallrat e ngarkuara ose te shkarkuara, nen juridiksionin  e drejperdrejte mbreteror  ( nuk do paguante asnje takse ) , i cili perjashtonte çdo gje tjeter , te drejten  te eksportonte  mall  te çdo lloj vlere  nga bregu i Sant Angelo o nga porti i Matinates , me heqjen e te drejtave qe kishte  per shkak te Manfredonias.

Ndersa Skenderbeu ishte ne Shqiperi  ne vitin 1467 , dhe luftonte kunder Turqve , gruaja Andronica Commeno  vjen ne Monte San’t Angelo te marre drejtimin e keshtjelles dhe te jetoje aty. Por pak muaj me vone  ju desh te kthehej ne Shqiperi qe t’i qendronte afer burrit heroik te semure , qe vdiq ne janar te 1468 , 65 vjeç . E ngelur e ve Andronika ( Donika)  me te birin Gjon Kastriotin  shkoj te jetonte ne Napoli  me te ardhurat qe mblidhte  nga  principata e  Monte Sant’ Angelo , ne te cilen kishte  edhe taksen rreth kripes . Me kalimin e kohes  dhe per pasoje e sulmeve mbi mure ,vitet kishin lene shenja mbi Keshtjellen  Normano dhe te mureve te fortifikuara.. Ferdinando I  ne 1475 kthehet ne ate keshtjelle, jo si luftetar por si  pelegrin  (shtegtar)  ne Monte Sant Angelo , dhe  verteton me syte e vet ne ate rast se duheshin bere  restaurimet  e pikave  me te rendesishme te forteses.

Ai nuk la pas dore të jepte dispozitat e duhura në kontekstin e një plani të përgjithshëm,per te cilin , ne 1483 urdheroj Gjon Kastriotin ( te birin e Skenderbeut ) per te siguruar “ tokat e detit , te Malit, ne menyre qe Vieste nuk kishte  pse te dyshonte (druhej )  per ushtrine e armikut”. : Punimet per restaurimin  vazhduan ne siguri  dhe ne menyre te kenaqshme sepse  ne 1484  mbreti “ u shkruan  qytetareve te Monte Sant’Angelo , duke i falenderuar per zellin e tyre  me te cilin pritet  fortifikimi  i mureve dhe i kalimeve  te atij qyteti.

Lutet qe te ngulmojne  ne te mire ,  sepse do mungoje  i ndrituri Gjon Kastrioti  Zoteria i tyre, i cili do shkoje ne tokat e Otrantos , kunder  Armiqve( N. Barone)

Ne perfundim  te punimeve ne 1493  keshtjella e Monte Sant’Angelo , si dhe ne te njejten kohe  ajo e Manfredonias , rezultojne te forcuara  nga dy  kulla te madherishme , trung- konik  nga ana lindore te pajisura me perde te larta muresh e me vakum te pershtatshem  per te perballuar nevoja te reja  mbrojtjeje ,te lindura me perdorimin e artilerive  dhe ne pergjithesi te armeve te reja te zjarrit.

Mbreti u ndje shume i freskuar ( i lumtur )  nga punet e perfunduara dhe informoj ne 1492  Giacomo Pontano  dhe te tjeret  nga masat e marra prej tij  ne rast se “ Turku  do te thyente paqen. Messer ( tip noteri gjykatesi i asaj kohe)  Theodoro De Trivulci  te shkonte ne Malin Sanct ‘Angelo me njeqind burra nen arme “ ( Trinchera) . Eshte kjo periudha qe Ferdinando I  ben qe te ngrihen  kulla te shumta  per rojet  kunder Saraceneve , te cilat ishin te ndertuara  ne numrin me te madh gjate periudhes spanjolle , dhe akoma vrojtojne  te gjithe bregun e Garganos  dhe te gjithe Italise se jugut.

Duke u kthyer ne ngjarjet e principates shqiptare  Gjon Kastrioti  ( i biri i Skenderbeut)  ne 1484 , duke mos duruar shqetësimin e demonstruar nga populli  per taksat intensive  per fortifikimin e zones , kerkon dhe merr  nga  mbreti Ferdinando shkembimin   e Mont Sant’Angelo  dhe San Giovani Rotondo me tokat e Soletos  dhe te Shen Pietros ne Galatina prane Leçes  me titullin Konte .

Edhe sot ne Monte Sant’Angelo  prania shqiptare kujtohet ne menyrat me te mira : ne Stemen  zyrtare te  Bashkise  eshte e pikturuar shqiponja dykrenare “ me nje koke qe shikon Romen e tjetren Kostandinopolin , duke nenvizuar qendresen dhe ekuilibrin  historik dhe gjeopolitik te Shqiperise.

Burimi :  https://www.albanianews.it/cultura/storia/italia-albanese

Perktheu nga Italishtja : Anna Hida , Romë

Nën kujdesin e  Fahri Xharrës

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.