Si do të dukej Pëzho-ja e Kosovës ?
Firmën rumune të automobilave “ Dacia “ tashma të gjithë e njihni. Atë e ka blerë firma fanceze e makinave “ Peugeot . Ata kishin një kooperim edhe gjatë kohes së Çausheskut. Erdhi tranzicioni në Rumani me plotë “marifetllyqe “ por firma e makinave “ Dacia” i mbijetoi. Nuk e njoh saktësisht se kush ka më shumë akcione, por për temen që e kam zgjedhur, por është e rëndesishme të shkruaj që “Dacia” egziston dhe prodhun makina të ndryshme që i hasim edhe në Kosovë.
“Dacia “ së shpejti po dilka me një makinë të re elektrike. Çfarë fitore pë rumunet, në tregun e madh të automjeteve në Europë
Pra kjo është makina rumune elektrike që do të del në treg së shpejti. Makina do te ka motorin prej 33 kW ( 44 kuaj fuqi) he do të kushtoj ndër 15 mijë euro. Nuk jam i motoristikes dhe më duket e pa nevojshme të flas më shumë për këtë lloj makine të rumune,
Si do të dukej “ Pëzhoja “ e Kosovës ? sa më rrah zemra ta kishim në prodhim në Kosovë. ?
Tani është një ëndërr e shuar, për të cilëlen as që duhet menduar.
Kur me kujtohet që ne e kishim fabriken e amortizatorëve në Prishtinë, e cila prodhonte kryesisht për “ Pugeot –in “, të shkon mendja se ndoshta edhe pronarër e Pëzhos do të vendosëshin për prodhimin e një kerri të tyre.
E kishim fabriken e Akumlatorëve në Mitrovicë, fabriken e Akumulatorëre në Pejë . Mos të harroj edhe fabriken e pjesëve të makinave të Zastavës , fabrikë që i kishte pajisjet më modern të kohës ku mund të beheshin karroseritë e çdo lloj makine; atëherë pse mos të kishim menduar për fabrikimin e një makine dardane në kooperim me firmen franceze “ Peugeot’ ?
Endërr e madhe e imja. dhe pendim i atyre që e vendosen privatizimin e tyre. Në fabrikën e Amortizatorëve u ndetua TV Klani i Kosovës kurse në ato të Pej137s nuk e di sepse moti nuk kam qenë në Pejë. Fabrika e akumulatorëve e Mitrovicës e dha frymen e fundit pas luftës.
Nejse , ne jami ata që jemi dhe zoti na dhasht më shumë ment për të ardhmen.
Fahri Xharra,12.03.21
Gjakovë