8.5 C
Tiranë
E martë, 5 Nëntor 2024

Fahri Xharra

 

Në Pulja te Istrisë gjenden  pesë  varre para-romake

shkruan Fahri Xharra

‘Ovi nalazi histarskih grobova iznimno su svjedočanstvo o načinu života i običajima prastanovnika Pule i Istre iz razdoblja prije rimske vladavine’, priopćili su iz Arheološkog muzeja Istre.” (Život prije Rima: U Puli našli pet grobova iz željeznog doba Četvrtak, 5. 3. 2020  (https://m.24sata.hr/tech/zivot-prije-rima-u-puli-nasli-pet-grobova-iz-zeljeznog-doba-679548 – 24sata.hr ) >image.png

image.png

Të më falni që e fillova shkrimin kroatisht, të cilin do të ua përkthej me një herë.Por me gëzojnë faktet e reja që në një mënyrë ose tjetër “ Roma fliste shqip”
“ Ky zbulim i varreve në Istri, janë të një rëndësie të jashtëzakonshme që dëshmojnë për mënyrën e jetës dhe zakonet e  banorëve të lashtë të Puljes  shumë larg para robërimit romak- e shpjegojnë autoritetet e Muzeu Arkeologjik të Istres ( Histrisë )

 

Varrezat llogariten te jenë deri 11 shekuj BC , atëherë kur kufomat digjeshin. Varreza të ngjashme janë gjetur edhe më herët

 

HISTRITET , ISHIM  NE !

 

 

E Kaluara

Lundrimi nëpër Iliri-Histritët –image.pngimage.png

Sa e këndshme është kur ke ku të shkosh. Çfarë krenarie të mbërthen kur lundron nëpër historinë e të parëve ;dhe nuk je i ”zbritur ” nga paramendimet dhe sajimet e të pa origjinë ve.. Kemi me çka të krenohemi. Kemi për çka e për kë të flasim. Pas vizitës së Lapodëve dhe Labeatëve me lundrën time po i ngjitem Adriatikut përpjetë dhe mbërrita tek Histritët . Po e madhe paska pas qenë Iliria! Të gjithë e njohin tokën e rrethuar në të tri anët nga Deti Adriatik në veri të këtij uji që di të të lagë tokat e të parëve tanë- Histria ( sot Istra) Të mirat gjeografike të Istrës përbëhen nga mali Uçka ( emer shqip Ujq ka ), e cila është maja më e lartë e vargmalit Çiçaria , lumenjve Drqagonja, Mirna, Pazinçica dhe Rasha( sa keq që nuk iu di emrat ilir) si dhe gryka detare e Limit. Istria e sotit shtrihet ne tri shtete : në Kroaci ,në Itali dhe në Slloveni, por 80 % e kokës së histritëve (banorëve të parë Ilir ) i takon Kroacisë.

 

Qytetet e njohura të Histrisë sot janë Pula , Poreçi, Rovinji, Pazini, Labini, Motovuni,Buzeti dhe Buja.. Kurse Histrisë ” sllovene “ i takojnë Piari, Izola,Kopri dhe Kozina.Në veri-perëndim të “Istrisë sllovene” është ajo Italiane ( medet!) Në gadishullin e Istrias, njeriu e filloi jetën e e tij (sipas gjurmëve të gjetura) shumë herët në histori. Banorët e hershëm jetonin në shpella .Zbulimet e fundit në shpellën e Shandalit afër Pulës treguan se u gjetën mbetjet e eshtrave te njeriut. Edhe kjo e dokumenton që edhe banorët e Histrisë ishin “Homo Erektuset” që e filluan ndërtimin e Europës.

Shënimet tregojnë se Istria që nga shekulli i XI para Krishtit banohej nga Histritët , fis Ilir sipas të cilëve edhe Histria e murr emrin. Koha e hekurit ( Një millennium para Krishtit ),Histria pra banohej nga Ilirët histrit. Të shëtisim pak në të kaluarën e largët të Istrias së sotit : Evidenca e pranisë së Homo erectusit të vjetër 1 milion vjetë u gjet në shpellën e Shandalit ,pra.( Leonhard Schmitz, A manual of ancient geography, pg. 131, The British Library (2010) Po , gjetjet e punimeve nga dheu i pjekur të kohës së Nelitit (6000-2000 vjet prK) tregojnë qartazi për vazhdimësinë tonë andej pari. Veglat e ndryshme të punës të gjetura në ato anë ishin të ngjashme me ato të gjetura rreth Danubit në Dardani .( Wilkes, J. J. The Illyrians, 1992) “Llojllojshmëria, madhësia dhe begatia e gjetjeve ishin parakusht për angazhimin e madh të Muzeut Arkeologjik, Muzeut Historik ,Muzeut Etnografik ,Muzeut nativ të Kroacisë për ruajtjen e monumenteve unike dhe të pasurisë se civilizimit në këto anë , në trashëgimi për brezat e ardhshëm ( Shtypi kroat)”

E na , ku jemi , çka punojmë për ruajtjen e krenarisë sonë? Po brezat tonë të ardhshëm? Në shpellën e Shandalit afër qytetit Pula u gjet një guri nga koha e hershme e Paleolitikut , punëdore e njeriut parahistorik 2 milion e 800 mijë vjet e vjetër ,kurse ne qendrat tjera arkeologjike si Shandala II dhe Shpella e Romualdit në kanalin e Limit u gjetën gjurmët e vjetra 40.000-10.000 vjet. ( burime kroate) Me qëllim që të pikturojmë qartë bukurinë e Istres duhet shkojmë larg në të kaluarën e saj, dhe nga udhëtimi i Trenit te Historisë shohim se biletat e natyrës për të jetuar na ishin dhënë shumë herët në parahistori.\

Në fillim të Kohës së Bronzit ,banorët e këtyre anëve u larguan nga shpellat e tyre dhe e filluan strehimin e tyre për afër dhe për rreth detit. Ata e bënë Puljan , histritët në gjuhën e tyre e quajtën Qyteti i të Larguarve-Polai. Por ,me sharje të zakonshme të pushtuesit se Histritët ishin kusarë deti ,Romakët e pushtuan gadishullin e Histrisë rreth vitit 177 para Krishtit. Qyteti më i rëndësishëm është Pula Kufijtë e zotëruesve të Histrisë ndërronin shumë herë gjatë historisë Thuhej se ishte e Romës e Venedikasve , e AustroHungarisë. Gjurmët e tyre janë edhe sot; të gjashtë amfitetrot më të mëdhenj në Botë dhe Tempulli i Augustit janë në Polia (Pula) që datojnë nga viti 27 prK- 68 psK

Fatet e njerëzimit , ardhjet ,shkuarjet ,luftërat, lakmitë ,mashtrimet e bënë që ne t`i humbim karrikat tona të rezervuara nga vet natyra. E në ato karrika historike janë ulur ardhësit , na e zunë vendin. Përkundër asaj që ne i ruajmë biletat edhe sot e kësaj dite, neve s`na ka mbetur gjë tjetër vetëm se të ruajmë ato pak vende në vagonin e fundit të trenit të historisë , Për kundër asaj që i kemi biletat për ato ulëset e vagonëve të parë të klasit të parë; ardhësit po mundohen që ato të na i shqyejnë ,dhe këto vende që mëzi i kemi ruajtur të na i zënë dhe të na gjuajnë ,të na hedhin poshtë nga treni i historisë i cili kurrë nuk ndalet. Romakët i përshkruanin  Histritët si piratë të egjër të mbrojtur nga bregu i tyre shkëmbor i detit Adriatik. E po gjatë mileniumeve na quajtën edhe piratë edhe vandal edhe barbar sepse luftonim për të mbrojtur vetveten. Po sot?

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.