Koha pellazgjike – Kultura e Vinçes
Nëse e shikojmë hartën e më poshtme, do e shohim shtrirjen e Kulturës së Vinçes e cila dikur para 8 mijë vitesh lulëzonte në tokat tona. Ishte ende koha e pellazgëve . Përafërsisht sipas hartës së punuar nga gjermanët ajo mbulonte një pjesë të tokave të Panonisë ( sot Hungaria ), tokave shqiptare sot (Serbia ) , Kosova , Maedonia Veriore dhe ajo Jugore dhe një pjesë të Shqiperise se sotme dhe zgjatej deri në Selanik ( Greqia e sotme )
Kultura e Vinçes është një kulturë që ende nuk përmendet nga studjuesit shqiptar, ende nuk është punuar asgjë në zbardhjen e saj . Vetëm të ju rikujtoj që “ Mbretresha në fron” e gjetur në tokat e Ulpianes i takon asaj kulture të asaj kohe.
Një gjë më brengos, se pse në Kosovë kemi aq pak gjetje arkeologjike të asaj periudhe mbi 8 mijë vjeçare, përderi sa në Serbinë e sotme ka shumë vende ku zbulohet artefaktet nga ajo Kulturë dhe jo vetë që artefaktet ruhen me xhelozinë më të madhe .por edhe vendi i gjetjeve është i mbrojtur nga shteti serb. E keqja për ne është se ajo kulturë në botën e arkeologjisë konsiderohet serbe.
Nuk mund ta kuptoj , një shtet që pësoi në katër luftëra, një shtet i lindur pas Kongresit të Berlinit (1878 ) , ka kohë edhe pë nëntokën e saj me hulumtime të vazhdueshme?
E keqja në këtë mohim të vetvetes është që dikush tjetër po i rritë vjetërsinë vetes , dhe po e “merr” përsipër djepin e djepin e civilizimi. Ja një titull i një botimi serb : “Осам миленијума српског порекла- Најстарије српско порекло” ( Tetë mileniume të prejardhjes serbe- Origjina serbe më e vjetra)
Dhe ne prapë vazhdojmë me heshtjen tonë !
Në shtypin serb e lexova një shkrim me titull: “Figurina iz Vitkovačkog polja, stara 7.000 godina, dobila ime Vita “ – Figurina e rrethit të Vitkovcit, e vjetër 7000 vjet u emërtua Vita “
“ Perëndesha Vita” e gjetur afër qytetit të Aleksandrocit, dikur i populluar me shqiptar të besimit Katolik, Kelmendësve ( deri me 1878 )
Shikoni në hartën e Serbisë, Aleksandrovci se sa afër Kosovës është ( i shënuar me të kuqe )
Serbët shkruajnë :Kjo statujë e paraqet shembullin më monumental të figurinave e cila me madhësinë e saj prej 54,1 cm është stueta më e madhe e këtij tipi, e cila daton nga periudha 5500 deri 4750 para epokës sonë .
(“Ova statua predstavlja jednu od najmonumentalnijih primeraka vinčanske figuralne plastike, a svojom visinom od 54,1 cm predstavlja najveću do sada pronađenu statuu ovog tipa, koja se datuje na period od 5500. do 4750. godine P. N. E. https://www.ekapija.com/news/3188809/figurina-iz-vitkovackog-polja-stara-7000-godina-dobila-ime-vita)
Fushat e Vitkovcit me arsye të plotë janë kthyer në fokusin e ekspertëve të arkeologjisë; aty në vitin 1969 është gjetur skulptura antropomorfe që është Quajtur “Lady of Aleksandrovac”, tjerat “ Venusi i Zhupes “ “ Madame de Vinkovov dhe “ Madame de Vençac “
Por serbët nuk rrijnë duarkryq ,por gjetjet i ekspozojnë në muzeumet më reprezentative të Anglisë dhe Danimarkës. Zbulimi i “Perëndeshës “Vita” ka pasur një jehonë të madhe në qarqet profesionale.
Një pyetje : Si sheh bota Serbinë ? Qendër e historisë së lashtë Ballkanit. !
Ju kujtohet , gjatë ndërtimi të Rrugës së Kombit . kur “ Bechtel – Enka e gjeti një shpellë shumë vjetër, një depo me armatim ilir , e ndaloi punën i largoi punëtorët , e zbrazi shpellën dhe qeveria e Shqipërisë as që e shprehi as më voglin reagim. Dhe kështu kjo mbetet vetëm si përrallë e humbur .
Pra, ndoshta është “kysmet” që të humbim vlerat tona kombëtare, dhe të mbesim si mbetje te një Perandorie. Mos o zot !
Fahri Xharra, 11.03.21
Gjakovë