Përpëlitem sonte
me imazhin tënd nëpër kokë
harruar qoftë largësia që na ndan
as gjumin si gjumë s’mund ta bëj
nga malli për ty kur më kaplon
sillem e pështillem në natën pa hënë
flas me vete si e çmendur përqartë
sonte
njëmijë vjet më duket e gjatë
kjo natë
ai ag më mungon
“””””””””””””””””””””
Ajo buzeqesh e me sheh në sy
Ime bijë s’me pyet si jam
Sepse ajo e di…
Ime bije s’me pyet si ndihem
Sepse ajo e ndjen
Ime bije s’me pyet nese e dua
Sepse ajo mirë e di …
Ajo vetem më buzeqesh dhe me sheh syte
Ah, si nuk janë keshtu gjithë dashuritë ?!