NGA MAJA E 74 VJETORIT TE LINDJES
Neser mbushen plot 74 vite te lindjes sime. Eshte nje maje goxha e madhe per jeten e nje njeriu. Dhe kur sodis rrugen qe kam ndjekur deri ne kete pike 74 vjecare me kenaqesi konstatoj se pergjithesisht jam i lumtur dhe krenar. Nga nje jetim i moshes 6 vjecare arrita ne nje burr 74 vjecar me nje familje te konsoliduar me plot mirekuptim, qetesi, harmoni e begati. Krijova nje lidhje martesore serioze me respekt, vleresim reciprok, mirekuptim, ndershmeri e harmoni. Me femije, vajza, sejcila me e zonja e me e mire se tjetra, qe kane krijuar familjet e tyre te reja dhe prestigjoze, me femije e te stabilizuara si me mire. Tri motra model me dashuri, respekt e harmoni midis tyre, gjithmone ne permbushjen e detyrave dhe perballimin e sfidave te jetes. Kam 4 mbesa e 1 nip, sejcili me i mire se tjetri. Femij te kulturuar, te sjellshem, shembullore ne mesime dhe tre prej tyre ekselente ne mesime, dy prej te cilave stdente. XHESIKA per marrdhenie nderkombetare dhe Arjesi ne shkencat matematike te komunikimit anglisht. Bashkeshortja nje oficere e nderuar, liruar me grade kapitene e pare, grua e ndershme dhe e perkushtuar, nene kerkuese dhe shembullore, amfise e rralle. Vete u shkollova si me mire. Kreva disa trajnime ne dobi te punes e kryerjes se detyrave. Kreva detyren e mesuesit, te instruktorit te rinise, inspektorit te Komitetit EKZ KP Rrethit dhe te Specialistit te Keshillit te Rrethit Mat dhe vazhdimisht me rezultate te larta, me profesionalizem dhe perkushtim. Kreva detyra te shumta shoqerore. E fillova ne vitin 1966 si udheheqes pionieresh, sekretar rinie ne shkolle, kryetar i BProfesionale ne organizatat e masave dhe aparatin e Komitetit Ekzekutiv KP Mat, kryetar i organizates se PS e deri anetar i Komitetit te PS Mat, kryetar organizate te PS ne Brrake Tirane. Drejtues i disa Shoqatave joqeveritare si: E jetimave Mat, “Ardhmeria Shqiptare”, “Sofra Shqiptare”, “Martiret e Policise Shtetit”, “Ushqeni Femijet” -sigurova 173 femijeve jetime pensione per 18 vjet me Komitetin e Botes Islame, Oman, Katar, Kuvajt, Egjipt, Arabia Suedite. -6 muaj ndihma ushqimore e veshmbathje per gjith komunat e rrethit Mat dhe blerje sipas nevojave tekomuniteteve 115 mije dollare 1996. -Sigirimin e nje fondi prej 18 mije eorosh me Agjencine e Zhvillimit te Austrise dhe Kryqin e Kuq per gjithe perfshirjen e te moshuarve si dhe 5 milion lekeve per semundjen e zemres dhe kronike 2018. -Shpresoj ta realizoj edhe projektin e fundit me Tacha Noven qe eshte edhe projekti me i madh qe do mbeshtesi jetime e te moshuar te vetmoar. Nuk kane munguar dhe vleresimet: -Nderi i Komunes Lis -Nderi i Organizates se Veteraneve te LANCL -Nderi i Shoqates “BPPSH” -Nderi i Qendres Kulturore, Artistike, sportive “Nene Tereza” -Medaljet “Naim Frasheri” dhe “Ylli Kuq” -Titullin e larte “Mjeshter i Madh” Ja pra udhetimi im jetik 74 vjecar eshte nje udhetim plot veshtiresi, por i bukur dhe dinjitoz, qe me mbush me shprese dhe me lumturon. Me kete rast u uroj te gjitheve, vecanerisht femijeve te mi, gjakut e gjenise, miqeve dhe mikeshave, krijuesve dhe artisteve, pensionisteve dhe te gjithe atyre qe me ndihmuan e me mbeshteten ne permbushjen e detyrave te ngarkuara shendet te mire, jete te gjate dhe lumturi. FAIK XHANI Tirane,me 01. 06.2022