13.5 C
Tiranë
E enjte, 2 Prill 2026

Fane Tarifa

Ritzer mbi ekuilibrin ne politike ! ( 13)

Mendoj se e vlen te diskutojme per t’i hapur sado pak syte ketij populli per ata qe do ta perfaqesojne .
Ja deviza qe shtronte Ritzer :
1. Se pari politikani i mireformuar duhet te dije se cfare eshte ekuilibri ne politike.
2. Se dyti Ritzer thekson se ekuilibri ruhet athere kur njihen kufijte e mases !( Te njohesh kufijt e mases do te thote te respektosh kundershtaret dhe te arrish te vleresosh drejt mendimet ndryshe. )
3. Se treti duhet njohur fjalori politik !(Njohja e fjalorit politik parakupton kulturen dhe edukaten e domosdoshme te komunikimit te fjalorit politik .)
4. Se katerti ne fushen e politikes duhet te jesh vizionar, pra te parashikosh sa me mire tendencen e zhvillimit te ardhshem .
5. Se pesti te ruash ekuilibrin do te thote qe te mos merresh me rivalet dhe as me fjalorin e tyre por te evidentosh ne menyren sa me racionale idete e tua.
6. Se gjashti Ritzer thekson se ekulibri kerkon jo vetem njohje te thelle te realitetit , jo vetem njohjen e ndergjegjes dhe psikologjise se masave , por edhe ndertimin e fjalorit ne perputhje me to.
7. Se shtati ekuilibri kerkon argumente sa me te qendrueshme dhe ide me kembe ne toke e racionalisht te argumentuara !
8. Te ruash ekuilibrin ne politike, thote Ritzer, duhet te zoterosh nje fjalor sa me te thjeshte dhe sa me te kuptueshem nga masat !
9. Se nenti ekuilibri kerkon me shume modesti se sa mburrje, me shume autokritike, se sa kritike te te tjereve !
10. Ruhet ekuilibri athere kur premtimet , angazhimet nuk jane thjesht joshese dhe propagandistike, por sa me afer te vertetes , sa me afer mundesive dhe jo si elemente nxitese emocionale !
Me respekt per gjithe ata qe rivalizojne ne kete fushate zgjedhore, do tju lutesha qe sado pak te synojne te ruajne ekuilibrin ne politike !⁷
E presim me padurim ate dite kur perfaqesuesit e sovranit do arrijne te flasin vertet me gjuhen e tij .
E presim diten kur do ndjehet pergjegjesia, kur do arrihet te kuptohet fajesia ndaj popullit qe te ka zgjedhur.
E keshtu le te presim qe hap pas hapi te evidentohen te rinjte me nje kulture moderrne demokratike dhe pa komplekse !

Le ta kuptojne dhe te ” pazevendesueshmit ” tane se koha e tyre ka perenduar , prandaj i duhet hapur rruga se rese, progresives !

“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

Pergjegjesit e papergjegjshem !
Masat , populli perbejne nje force te madhe transformuese !
Levizjet e masave kane ne vetvete vlerat e spontanitetit dhe ate te organizimit e te udheheqjes.
Kriza dhe levizja tronditese e masave arrihet athere kur ka vajtur thika ne palce, athere kur shtresat e gjera nuk arrijne te durojne gjendjen ku jane dhe kur nuk duan te jetojne me ne kushtet ekzistuese !
Kjo situate krijon potencialisht nje force te madhe levizese, uraganin e masave.
Qe ky uragan te shpertheje ai ka nevoje te organizohet, te drejtohet, te udhehiqet !
A mundet qe ne kete levizje te infiltrohen elemente arriviste , anarkiste e te dyshimte ?!
Sigurisht qe mund te kete .
Pastrimi dhe llagarimi i motiveve ne levizje, duke treguar destinacionin dhe permasat e levizjes, si dhe objektivat qe synohen, i japin asaj nje drejtim me te qarte !
A perfitojne dhe a spekullojne politikane te caktuar duke penetruar ne levizjen e masave ?
Sigurisht qe opozita e ka per detyre goditjen e spekullimit, korrupsionit ne ate segment te pushtetit, qe eshte me i implikuar ne afera te padobishme per shoqerine !
Situatat qe imponohen ne kuadrin e nje krize globale, duhen pare e llogaritur me kembe ne toke .
A jane krijuar rezerva te mjaftueshme per situata krizash dhe a eshte ne eficence pushteti per tju pergjigjur nevojave me te domosdoshme te popullit ?!!
Jashte influencave negative ka rendesi te shihen me perparesi teresia e atyre nevojave qe prekin direkt jetesen e popullit !
Mbase ka ardhur koha qe te shihen me kujdes gjithe ato resurse te vendit dhe kush i perdor e si perdoren ato !
A perdoren ne interes te popullit keto resurse dhe a duhen pare me imtesi koncensionet e dhena dhe te ashtuquajturat PPP?!!
Le tu thuhet JO spekullanteve dhe ndal mashtruesve, qe luajne me cmimet dhe gezohen e synojne te perfitojne ne situata te trubullta e te ndera !
Ne keto situata, me paketa ndihmash dhe me nje politike fleksible ne taksa dhe tatime, me nje kontroll te forte ne te gjitha produktet jetesore, duket vlera reale e pushtetit !
Me te drejte nje intelektual i zhgenjyer dhe i revoltuar pyet :
A kemi patur ndonjehere ne nje qeveri tamam te ndergjegjeshme dhe qe te kete marre mbi vete peshen e pergjegjesive ??!!!
E une e mora, e lexova kete pyetje , por e pata shume te veshtire te jepja nje pergjigje te sakte .

Thelle brenda vetes time do thoshja se pergjegjesia ka rene mbi supet e te papergjegjeshmve !

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.