16.5 C
Tiranë
E mërkurë, 1 Prill 2026

Fane Tarifa

Askush nuk e pranon fajin !(30)

Jo me shume habi po degjojme rendom nga disa njerez, bile dhe intelektual shprehje te tilla si :
Po cfare njerezish jane?
Ose cfare populli eshte ? Etj. etj.
Habitem pak dhe rri e mendoj………
Po mire i them vetes :
Po keta qe flasin per “fajtorin” popull, a jane dhe keta pjese e popullit apo jo ?!!!
Me cilin atribut ata e vecojne veten nga populli, te cilit i perkasin ??
Pse njerezit ja largojne barren vetes dhe ua delegojne te tjereve?
Mos valle keta njerez jane me te zgjuarit nder masen popull ?
Mos valle vetem ata kane arritur te kuptojne e vleresojne drejt proceset sociale qe zhvillohen tek ne ?!
Po mire i them vetes.
Dakord ata jane avangarda e shoqerise, por pse athere nuk marrin mbi vete barren e pergjegjesise per te ndergjegjesuar masat dhe per ti orientuar drejt ato ??
Te kritikosh apo edhe te mallkosh te tjeret eshte fare e kollajt.

Por te reflektosh e te kontribuosh ne cdo situate eshte e vetmja merite qe do merrnin kritizeret pa kufi !

“”””””””””””””””””

Ta duam njeri-tjetrin !
Ja shihni sa vleror jemi ne shqiptaret !
Shihni se cfare harmonie fetare kemi !
E une, duke vene ne te njejtin plan dashurie e konsiderate te gjithe besimtaret, besoj se kam te drejten te uroj gjithe besimtaret ortodoks :
Te nderuar miq e ju besimtare te devotshem !
Me shume dashuri e konsiderate ju uroj pashket !

Uroj qe kjo feste gezimi tju shtoje lumturine, tju pastroje shpirtrat, tju afroje sa me shume me njeri-tjetrin dhe me idene e zotit !

“”””””””””””””””””””””””””””

A jane te shkolluarit vertet te ditur ?!!(28)
Nje burre i urte per pervojen e jetes dhe zgjuaresine e lindur po degjonte me vemendje debatin e dy intelektualeve.
Njeri prej tyre hiqej si shume i ditur, bile si nje erudit universal.
Edhe tjetri nuk i hapte rruge, por krekosej me referencat burimore te dijeve te tij.
Debati degjeneroi deri aty sa te dy intelektualet me shkolle te larte filluan ti tregonin njeri – tjetrit diplomat , certifikatat masterat dhe doktoraturat.
Ja pra thoshte me vete imoshuari !
Nuk ta jep gjithcka shkolla !
Maturia , urtesia toleranca dhe thjeshtesia jane atribute te praktikes jetesore , te pervojes se jetes.
Ka nga ata qe mund te kene shume diploma e tituj, pa analizuar faktin se a i meritojne ato dhe si i kane marre, qe ne jeten praktike stonojne bile befasohen edhe nga zgjidhje te thjeshta .
Ata qe e quajne veten te ditur nuk i hapin rruge te tjereve , se jane ata pa ekzistojne te tjeret.
Tek ata kultivohet hap pas hapi mendjemadhesia, prepotenca , autarkia dhe ndoshta edhe despotizmi.
Grumbullojne rreth vetes te paaftet, nevojtare e te mjere per ti duartrokitur e bere elozhe dhe edukojne kultin e individit.
Keta ustallare , udheheqes e lidere, gradualisht perdorin edhe persona te inkriminuar, duke administruar para te pista me kanale te fshehta.
Me dokumente keta behen politikane e pushtetare dhe stacionohen ne krye te partive politike .
Mbase jane disi te shkolluar por a jane te ditur pyet veten i moshuari ???!!
I dituri nuk ka nevoje per elozhe as per tituj.
Parimi themelor i atij qe eshte i ditur eshte thjeshtesia dhe fakti qe ai gjithe jeten meson .
I dituri nuk shet.
Ai vetem gjithmone blen.
Aristoteli thoshte se i ditur eshte ai qe arrin te kuptoje paditurine evet.
Getja thoshte se dituria ve kufij ndersa mencuria i kalon kufijte.
Shopenhauri e quante mencurine te lindur dhe te trasheguar, ndersa diturine te fituar.
Duke kthyer syte tek keta intelektuale qe po debatonin , duke kuptuar sado pak esencen e tyre, imoshuari i menduar konkludoi:

Megjithese me dhimbje por ne menyre te heshtur ai pranon se po jane te ditur, se po mashtrojne nje popull te tere , por te ditur ” PER SE MBRAPSHTI !!!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.