“”””””””””””””””””””””””””””””””””
Pak fjale per fshatin tim ! ( 72 )
( Fshati im quhet Hundekuq )
E cfare na duhet neve fshati yt mund te thote dikush ??!!
Por une them se ato fjale qe do them une per fshatin tim mund ti thote gjithkush per fshatin e vet.
Sepse gjithkujt fshati i vet i duket me i miri , me madheshtori , me i bukuri !
Edhe korbin kur e pyeten se cili zog eshte me i bukur ai tha se ishte zogu i tij.
Dhe nje mbret qe u martua me nje femer jo aq te bukur, kur e pyeten perse kishte zgjedhur ate kur ne mbreterine e tij kishte plot te tjera shume me te bukura , ai u pergjigj:
Merrni syte e mi dhe shikojeni dhe athere do ta kuptoni se kjo qe kam zgjedhur une eshte me e bukura !
E pra qe ti ve koke muhabetit po them :
Nuk ka te dyte si fshati im.
Madheshtor, me nje strukture gjeo-morfologjike te stolisur,vendosur ne nje pjatez konvekse shtufi monolit !
Nga tre ane i rrethuar me pyje dhe i hapur nga zona veriore, prej nga flladitet me nje freski te perhereshme qe fillon rreth ores 2 te drekes.
Kjo erez perplaset tek kodra e shqopes, qe mbyll govaten e fshatit , koder qe mbushet edhe me trendeline !
Rrethuar nga lumi Drinos qe qarkon fshatin nga jugu dhe perendimi duke perfunduar ne veri te tij.
Kjo ishte nje copez e asaj dritareje tektonike krijuar per fshatin tim.
Madheshtine e tij e mbushin me embelsi njerezit qe jetojne e punojne aty, njerez fisnike, bujare , te thjeshte, por krenar per cfare jane !
Eci rruges dhe shoh me mall e nostalgji ato shtepi te fshatit tim, disa te ristrukturuara, por ka edhe nga ato qe po rrenohen.
I shoh keto dhe me dhemb shpirti, sepse therrasin te zotet qe nuk i degjojne, sepse kane emigruar.
E atje , duke kerkuar me sy, ndesh vetem disa te moshuar qe mbijetojne mes veshtiresish!
Biseda me ta sikur me lehteson disi , por brenga e malli i tyre, qe rrezaton ne cdo fjale qe flasin, me duket sikur po me shterngojne ne fyt. Por prap jane krenare dhe nuk dorezohen .
I thone jo pesimizmit fale vlerave qe ruajne !
Ah ti fshati im i dashur, ti fshati im i shtrenjte !
Te kane braktisur te rinjte ne kerkim te nje jete me te mire !
Kerkoni vertet me shume per vete dhe femijet tuaj !
Por mos harroni vendlindjen !
Mos harroni ata qe kini lene pas vetes, por ne zemer ruani thesarin tuaj te pazevendesueshem ,
gjuhen, traditat dhe vlerat e vendlindjes si dhe ate pjesez te zemres suaj,
ata te moshuar qe i kane qendruar stoikisht vendlindjes, gjysher e prinder !!
Jeta ben te veten .
Zhvillimi kerkon mendesi te reja, por ju te rinjte, duke perfituar dituri e pervoje, do arrini nje dite qe te cfrytezoni resurset e fshatit tuaj me shume efektivitet, per t’i kthyer fshatit krenarine !
Jo fshati im i dashur ti nuk harrohesh,
sepse je embrioni i rrugetimit tone ,
je esenca e qenies sone,
je stimuli fillestar i cdo ecurie !