Pjesa e pare.
Akademik Prof. Dr. HAKIF BAJRAMI
FATI I SHQIPTARËVE NË SHEKULLIN XXI PA MBËSHTETJEN E SHBA–ve ËSHTË SIKURSE FATI I HEBREJËVE NË MESJETË
Cili është pushteti i vërtetë në Republikën e Kosovës- a po na përgatitet akuza e shekullit XIX “pse ishim me shumicë absolute komb myslimanë”!
Pas Konferencës së Parisit më 1856, në Ballkan u instalua akuza e rreshtimit politik, se kush është promusliman, proosmanli, dhe pro Patrikanës Stambollit. Me këtë rreshtim gjeostrategjik përkrahësit e pansllavizimit synonin për të krijuar Romën e dytë. Kjo detyrë u dedikohej shqiptarëve sidomos, sepse të “gjithë duhej ta pranonin fenë pravosllave dhe gradualisht të konvertoheshin nga Arbanasët në Aranutash, në “jugosllavë të civilizuar”.
Burimi, Programi i Prota Matja Nenadoviqit i transkriptuar në një “poezi” me tri strofa. (për autorin programi i njohur dhe i poseduar).
Tash shtrohet pyetja a u rreshtuan Shqiptarët në politikën pansllaviste si kërkohej, gjithnjë për ta varrosë “të sëmurin në Bosfor, dhe për ta zgjuar edhe Zotin që nëpërmjet Krishtit të krijohet shpirti pravosllav”. A u dënuan shqiptarët, jo pse e “përkrahin padishahun”, intrigë kjo që nuk ishte e vërtetë, por mu pse nuk e përkrahën idenë e Naçertaniesë, Megali Idesë dhe Fanarit Hamjakovit dhe Çartoriskit, shqiptarët u dënuan, nga kongresi në konferencë, edhe më egërsisht se sa janë ndjekë dhe dënuar Hebrenjtë në Mesjetë-Po!
Pas arrestimit të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, Gjykata Speciale e Hagës për UÇK-ën është në udhëkryqin më kritik të komprometimit. Së pari me burgimin e këtyre dy veteranëve të denjë të UÇK, Gjykata Speciale duhet ta pranojë se HETIMET e saj më nuk janë konfidenciale, por material fundërrinë që duhet të dihet edhe burimi kah janë siellë në Prishtinë, po edhe cila është përmbajtja e tyre. Së dyti, Gjykata është themeluar nga Kuvendi i Kosovës për një mandat pesëvjeçar, për ta “hulumtuar trafikimin e organeve dhe operacionet në shtëpinë e “Verdhë” nga torishta e bagëtive në çarkun e Tropojës. Së treti, nuk ka më spekulime, dokumentet ose kanë rrjedhë nga “tregtia” monstruoze e hetuesve, ose nga Zyra konsulente e Millovan Drecunit. Së katërti, ata që i kanë ato dosje, mendoi se duhet t` i botojnë dhe të shihet se me çfarë ndytësire është marrë Millan S Protiqi, Dik Matri dhe Karlla Del Ponte. Së pesti Kuvendi kukull i Republikës Kosovës duhet të dali unanimisht me kërkesë: Ose duhet të zbulohen ata që kanë organizuar sjelljen e dosjeve në Zyrat e OVL të UÇK-ës, ose Kuvendi TËRHIQET nga autorësia e Ligjit me të cilin Gjykata është themeluar. Me kidnapimin e dy veteranëve të UÇK-së në Prishtinë, Gjykata Speciale është MORALISHTË, DREJTËSISHTË dhe DEMOKRATIVISHT e komprometuar. Kësaj Gjykate në Republikën e Kosovës ma ata shqiptarë që e dinë se çka është kultura njerëzore (nja 98%), jo vetëm që nuk kanë besim në DREJTËSI të këtillë raciste, por përpara edhe njëherë do t`i rrokin armët për liri, se sa ta pranojnë ndonjë verdikt të saj. Në këtë nyje edhe Parlamenti i Republikës së Kosovës është në provim historik, juridik dhe etik civilizues, sepse nuk mundet një Gjykatë e tillë të tregtoi drejtësi nën firmën e një Institucionit legjislativ.
***
Publikisht Gjykatën Speciale që e ka themeluar Kuvendi i Kosovës më 2015 duke mos ditur se ishte fjala për një ATENTAT që provonte ta de faktorizojë verdiktin e gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë nga viti 2010. Tani Gjykatës e Hagës për Kosovën, i thuhet “Speciale”, por që asnjë prokuror apo gjykatës, përkthyes apo punëtorë teknik nuk është “made in Kosova”. Këtë gjykatë publikisht e kam quajtur RACISTE, por jo vetëm unë. Më në fund, pas 5 vjet hetimesh dhe fabrikimit të “fakteve”, pas dorëheqjes së tre prokurorëve, pas një intervistimi të afro 300 pjesëtarëve të UÇK-së (asnjeri nuk ka refuzuar dëshminë), kjo Gjykatë Raciste me sugjerimet e Beogradit (Millovan Drecunit që në Kosovë njihet si kriminel që ka dhunuar, ka vrarë, ka pushkatuar dhe ka qenë ideator i bartjes së KUFOMAVE të shqiptarëve deri në Beograd, po edhe deri në Rusi, nëse do të hapeshin korridoret e mbyllura ajrore nga NATO, e ky vrasës tash është KONSULENT dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i Gjykatës Speciale (Raciste) në fjalë). Tash e shtroi para publikut botëror një pyetje, të enjten, më 24 shtator 2020, u arrestua Salih Mustafa, që akuzohet për: “ndalim arbitrar, trajtim mizor dhe torturë kundër të paktën gjashtë personave” (Burimi: “KOHA DITORE”, 27 shtator 2020, f.10, sepse nuk e kam akuzën!). Opinionit në Kosovë, duke pasë një përvojë dyshekullore të intrigave të shkollës Millovan Drecunit, i intereson kush janë viktimat, prej cilave lokalitete të Kosovës janë, cilit nacionalitet i takojnë dhe a janë gjallë viktimat?!. Kjo pyetje për faktin se me qindra akuza janë plasuar në Hagë, nga makineria e neofashizmit serbian se: “ky e ai janë të vrarë e ata po vërtetohet se janë gjallë”. Burgosja e Salih Mustafës u bë me një spektakël që i përngjan orgjive të Millosheviqit (1986-1999) kur i sulmonin kuartet e qyteteve dhe lagjet e katundeve nëpër Kosovë për t`i frikësuar shqiptarët, për ta përgatit PSIKOZËN masive neofashiste, që kishte për synim spastrimin e shqiptarëve nga Kosova dhe kolonizimin e serbëve të Kninit. E dihet publikisht se 1.000.000 shqiptarë u deportuan jashtë Kosovës (1989-1999) si pasojë e mizorive individuale dhe kolektive që i organizonte pushteti i Beogradit, pra 92% të popullsisë shqiptare të Kosovës (në Drenicë dhe Dukagjin edhe nga pesë herë i kanë braktisë shtëpitë, e viset tjera së pakut një e dy herë-hb) (e që ka qenë e detyruar ta braktisë shtëpinë deri në tri e pesë herë), dhe ndaj kryerësve të mizorive nuk është hetuar e akuzuar asnjë pjesëtar i ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve serbian, madje edhe civilëve komshi serbianë që nuk mbetën qoftë me logjistikë qoftë me krime të drejtë për drejta pas mercenarëve rus e bellorus e ukarians e rumunë dhe disa melez nga Evropa e Kandaja. Tash Gjykatës Raciste ia bëjë këtë pyetje: Salih Mustafa në Zllash, i paska torturuar gjashtë persona’?!!!. E Zllashi dhe Makofci nuk janë largë si lokalitete në mes veti në lindje të Prishtinës. Çfarë ka ndodhë publikisht në prani të dhjetë oficerëve (me grada ushtarake, e njëzetë me shenja policore, e pas tyre qëndronin autoblindat me mitralozë) ndaj shqiptarëve që PUBLIKISHT JANË MASAKRUAR ME SHARRË MOTORRIKE, për ta frikësuar masën popullore që po detyrohej për t`i lëshuar vendbanimet e Llapit dhe Gallapit. Po, tri kompozicione trenash pritnin në Prishtinë, për ta transferuar atë masë të pambrojtur jashtë Kosovës. E ka HETUAR të paktën këtë mizori ndonjë gjykatë-JO!. Jo sepse shqiptarët në Ballkan dhe sidomos në Evropë ende kanë tretman racist, sepse shumica dërmuese janë të religjionit mysliman. A nuk i përngjanë ky realitet pozitës gjenocidiale ndaj HEBREJËVE në Mesjetë e sidomos në shekullin XIX-PO!. Fakti i parë që e dëshmon këtë është se vetëm Republikës Kosovës edhe në këtë kohë të INFORMATIKËS nuk i lejohen VIZAT e “famshme”. Evropian: mos harroni se në dhjetor 1877-janar 1878, oficerët e juaj kanë qenë INSTRUKTORË të Ushtrisë serbiane që bëri GJENOCID ndaj 714 katundeve dhe 6 qyteteve shqiptare, të Sanxhakut të Nishit, ku nuk mbeti shqiptarë i gjallë (Lexoni vetëm: J. Haxhivasileviq, Albanska Liga, Beograd 1909, ku thuhet tekstualisht “Me ndjekjen e aranutëve, disa fshatra në ato anë mbetën plotësisht të shkreta. Disa fshatrave nuk u diheshin emrat, sepse nuk kishte kush t` i tregonte, prandaj ato fshatra të shkreta (të Sanxhakut Nishit) duhej të kolonizoheshin” (lexo të serbizoheshin 714 fshatra). E njëjta politikë shfarosëse do të vazhdojë edhe në pjesën tjetër të Vilajetit të Kosovës, gjatë viteve 1912-1914, kur nga lokalitetet e Kosovës, prapë në prani të 600 instruktorëve ushtarak evropian u bombarduan 182 fshatra shqiptare, ndërsa 395 anije EVROPIANE kanë bartë shqiptarë në Anadolli. Të gjitha mizoritë që i keni ideuar dhe i ka zbatuar Serbia parafashiste janë nëpër ARKIVAT E Evropës në: Vjenë, Berlin, Paris, Romë, Beograd, Athinë, Sofje, Londër. Të dhënat për mizoritë serbe janë të botuara edhe në shtypin Evropian, që kishte thermia (troha) filantropike. (Lexoni: Leo Fraindlling, GOLGOTA SHQIPTARE, WIENË 1913, lexoni shkrimet e Trockit për kasaphanën nëpër rrugët e qyteteve, sidomos të Shkupit). E kur po digjeshin prapë nga soldateska serbe me instruktorë francez dhe Bellorus kuartet e katundeve shqiptare 1918-1941 (261 fshatra), shtypi kohës i cilëson ato skena të trishta kah digjeshin katundet shqiptare që u: “përngjajnë netëve të zjarreve të BENGALIT”. (Burimi: AJ S. 14. F. 101 me dhjetra faktime).
Shqiptarët nuk e harrojnë, (Millosheviqi do t`i thotë një zyrtari të lartë Evroperëndimor) se: “Më 1945 e kemi djegë Drenicën, prandaj ne kemi përvojë në aso lufte dhe prapë do t`i bombardojmë” dhe ashtu ndodhi më 1998/99. Por nuk është pyetje vetëm Drenica, apo Llapi kur (nëntor 1944 – prill 1945) në 83 fshatra kishin mbetë vetëm katër (4) plaka shqiptare dhe dy divizone çetniko komuniste serbiane. (Dokumntet e gjenocidit të asaj kohe i kam botuar në origjinal dhe deri me sot asnjë shkencëtar serb nuk ka guxuar as të merret me atë kohë ferri për shqiptarë).
Po BIHORI shqiptar 1942/1943 është tri herë ma i gjedocidalizuar nga serbët, se Srebrenica (1995), Meja (1999) e 400 lokalitetet e Kosovës, me 421 varreza masive, në të cilat Mullovan Drecuni ka gisht dhe ka informata sepse së bashku me Angjellokovin, ZH. Igiqin, Razhanatoviq Arkanin e nja dhjetë instruktorë (së pakut) tjerë nga Grandi dhe qytetet e Kosovës i kanë ideuar ngjarjet e HOLLOKAUSTIT ndaj shqiptarëve. Ja faktet: Bllaca, Stankoveci, Çegrani, Kuksi, e nja 52 kampe të përqendrimit në të gjitha viset e Kosovës fammurge sot akuzojnë ndërgjegjen e politikës ndërkombëtare për atë tragjedi që vetëm BIBLA mund ta përshkruante.!
JU evropianë (nuk po e llogaritni Rusinë sepse ata janë jashtëserik me mizori ndaj jorusëve), fare nuk jeni demokrat dhe na shtiheni si të tillë. Juve ju bashkon vetëm PASURIA dhe plaçkitja e saj nëpër Glob. JU me qëllim i injoroni 777 725 vejet burgje të shqiptarëve 1945-1999 në Jugosllavi, me frymën komuniste të titizmit dhe serbizmit. Ato krime janë bërë nën stemën serbiane (me katës “S”), duke pretenduar që ndaj shqiptarëve të silleni me katër “SH” që do të thotë: shpronësim (1), shpërngulje (2), shfarosje (3) të Shqiptarëve (4). Kjo konkluzë është e përshkruar në 35 programet që i ka bërë Serbia nga viti 1836 e deri më 1999. Autori i këtij shkrimi i posedon të 35 programet dhe ato janë të deponuara në origjinal në një Arkiv shtetëror.
Vitet 1945-1999 (me një përjashtim të viteve 1967-1981) janë sipas fakteve historike te të njëjtave metoda antishqiptare që patën për pasojë shpërnguljen në Anadolli të 415.000 shqiptarëve etnik deri më 1966. Jugosllavia monarkiste i kishte shpërngulë 240.000 persona. (Burimi: Seksioni i pasaportave në një Konsullatë me seli në Stamboll). Madje, nga viti 1981-1990, shqiptarët në SFRJ, do të trajtohen sikurse Hebrenjtë në Serbinë e Millan Nediqit 1941-1944. (faktet 750.000 dosje udbeske në Prishtinë, ku ishte instaluar tërë makineria e agjenturave komunisto-çetnike sllave). Shtypi evropian sidomos, është plotë lëvdata për sjelljet e UDB-s Stane Dollancit (UDB-a politike) dhe Nikolla Lubiçiqit (KOS-i ushtarak), që pretendonin ta zëvendësojnë Titon duke sajuar dokumente histerike, se si pushteti gjakatar i Beogradit, po arrinte t`i disiplinojë shqiptarët. Po, shqiptarët e Kosovës nuk i kanë harruar skenat ditëve të tregjeve se: tre udbash me shkorpion special, me milici që i siguronte nga afërsia, hynin ditëve të tregjeve nëpër qytete dhe e fillonin orgjinë e rrahjeve dhe çnjerëzimeve të njerëzve pa asnjë shkas, vetëm pse banin plisa të bardhë. Fyerjet dhe sharjet ishin ndër më të ultat.
E pse mos ta kthejmë paksa vëmendjen prapa. Ata 6.000.000 shqiptarë sot që janë në Anadolli, pa asnjë shkollë kombëtare, nuk kanë shkuar atje nga dashuria, por janë larguar si pasojë e shpronësimit, sepse tokën ia ka grabit kolonisti sllav, e pushteti me ligj ia ka ka caktuar shqiptarit se mund t`i ketë vetëm 0.40 ari pronë tokësore. Madje dy konventa Jugosllavia i ka akorduar me Turqinë: E para më 1938- Millan Stojadiniviq- Ruzhdia Aras; e dyta Titi -Fuat Kyprili më 1953, e që kjo e fundit u quajt “Marrëveshje Xhentelmene”, sepse së pari Turqia dhe Jugosllavia duheshin së bashku ta “rahatojnë” shqiptarinë në Vilajetin MYSH, diku në skajin lindor të Azisë së Vogël, me qellim që mos të kanë asnjë mundësi riatdhesimi. Po, po Jugosllavia dhe Greqia në anën tjetër kanë pasë Program që më 1954 ta ndajnë Shqipërinë në lumin Shkumbin. A nuk është kjo politikë një “kryqzatë” antishqiptare, së cilës i ndihmonin dy agjentura perëndimore, njëra me seli në Kretë e tjetra me seli në Gerum afër Trieshtës. Instruksionet të dyja qendrave ua shpërndante Shtabi i Aleksandër Rankoviqit me qendër në Nish dhe Shkup. (Autorit i janë të njohura të gjitha planet titiste për shfarosje të shqiptarëve, fakt ai që e zbulon Marrëveshja ushtarako politike Jugosllavi-Greqi-Turqi (1950-1954). E këto plane kanë rënë në humnerën politike vetëm falë pranimit të Shqipërisë në OKB dhe në Paktin e Varshavës më 1955. E si të jetohet në atë krematorium mizorish, që janë përsëritë në shkallën më brutale mizoritë gjatë dimrit 1955/56, kur Beogradi e kurdisi planin se “po ua konfiskon shqiptarëve armët”, aksion ai gjatë dimrit prej të cilit dolën 712 burra shqiptar invalid, 24 të mbytur me torturë, krejt me qellim që shpërngulja në Anadolli të përshpejtohet.
Gjatë viteve 1981-1999 kanë qenë në funksionin shtetëror të njëjtat metoda. Pra neve nuk kemi pasë rrugë tjetër, përpos t`i ngjeshim armët nën komandën e ADEM JASHARIT dhe FRYMËS SË TIJ LEGJENDARE. E po, ju Evropian sidomos i keni harruar se ndaj okupatorit pesëshekullor aziatik ne shqiptarët i kemi organizuar 54 kryengritje dhe në asnjërën ju nuk keni ndihmuar shqiptarinë me asgjë. Madje, pikërisht JU evropianët së bashku me Vatikanin e keni sabotuar edhe luftën e Skënderbeut për liri dhe pavarësi te të gjithë shqiptarëve 1444-1468. PO, neve jemi kombi i parë në Ballkan që PROVUAM të i themelojmë dy PRINCIPATA (shtete): Pashallëkun e Janinës (1795-1820) dhe Pashallëkun e Shkodrës (1802-1830). Lidhur me këtë, a nuk është hakmarrje kriminale kur Pashai i Manastirit, më 9 gusht 1830 në tryezë duke ngrënë iftar (darkë) i pret 500 politikanë shqiptarë në BESË të tij. PO ai pushtet në vijim i lejoi Serbisë shkollë serbe në Stamboll (kryeqytet), e neve na i ndalonte ABETARET e NAUM VIQILHARGJIT (1844) nëpër të gjitha vilajetet shqiptare. Po, po a nuk kërkuan politikanët shqiptar Principatë shqiptare më 1869 dhe pas një muaji ajo leje u mbytë në Detin Marmara, me intriga të Ignativeit dhe tërë korit krishterë diplomatik Evropian. E Lidhjen Shqiptare të Prizrenit si e trajtuat në Berlin më 1878?. E 16.000 proceset gjyqësore kundër shtetit shqiptar që e drejtonin YMER PRIZRENI-kryetar, Abdyl FRASHËRI Ministër i jashtëm, Sulejman VOKSHI ministër i ushtrisë, si e trajtuat?. Ai trajtim është vizatuar në mizoritë e Shefqet Turgut Pashës (Lexoni vetëm URRFINË (Shtetrrethimin) e viti 1910, nuk po e rëndoi shkrimin me mizori të tejra 1878-1886 kur teatrizuan me ironi dhe ofendime 16.000 procese gjyqësore, që rezultuan me 36.000 shqiptarë nën hetime (73% e ushtrisë së Sulejman Vokshit), 2112 të varur dhe 516 të internuar (edhe Abdyl Frashëri), që nuk janë kthyer dhe nuk u dihen varret ). Pra, shpërnguljen në Anadolli nuk e kanë bërë shqiptarët nga dashuria, por nga pasojat e një dhune që nuk kishte të mbaruar.
E në lidhje me atë Shqiptari të dytë (në Anadolli), atje kam hulumtuar pozitën e tyre 1978-1983 detajisht. Po e shënoi vetëm një detal: nga 512 respodent shqiptarë atje, 493 më janë përgjigjë se më “ka rraf mësuesi turk pse po folë shqip në shkollën fillore”, që ishte obligim edhe për Arnautët. E ata fëmijë shqiptar nuk ishin fajtor që pushteti gjakatar serbain ia kishte torturuar prindërit, dhe ata “e lanë borën në Jugosllavi, e gjetën dimrin Siberian në Anadoll”,- në Azi të Vogël.
GJYKATA SPECIALE RACISTE DHE DOSJET!
Tani po mbushën 20 vite që pjesëtari i shërbimit terrorist serb Sllavko Iliq shkruan nëpër libra dhe reklamon nëpër TV serbiane se: “Në Kosovë kanë qenë 154 kampe përqendrimi për joshqiptar”!!. Ku ishin ato kampe, kur Kosova sidomos më 1997-1999 ishte vendi më i militarizuar në Evropë. Madje, shifra e grupeve të armatosura serbe në mars 1999 arriti (si thonë vet serbët) në 160.000 ushtarë milicë, paramilitarë dhe civilë banditë të armatosur deri në dhëmbë, nga shkorpionet për vrasje nga afërsia e deri te pushkomitralozi. Por, Millovan Drecun këto ditë shifrën e Sllavko Nikiqit e ngritë në 159 kampe për joserbet në Kosovë. E ky sadistë harron se vet ishte këtu dhe shpërndante ide se cilat vise janë në rend për dhunime, vrasje dhe granatime, për ta përgatitë spastrimin e plotë të shqiptarëve, të cilin spastrim vërtetë nuk e ndali as NATO, sepse nuk u lëshua asnjë ultimatum: “Ose e ndalni DEPORTIMIN e shqiptarëve ose kalojmë në fazën “B” të bombardimeve”. E Millovan Drecuni tani është konsulent i Gjykatës Speciale me firmë të Parlamentit të Republikës së Kosovës. (Ku jeni deputet kuklla?!!), nuk jam deputet, se do ta inicioja SHFUQIZIMIN e KËSAJ GJUKATE RACISTE, të paktën që i dalin informatat e fabrikuara prej zyrave të tyre, dhe prej atyre “informatave” kontaminohet opinioni se cili është misioni ekstrem i kësaj Gjykate: Defaktorizimi i Luftës UÇK; defaktorizim të Verdiktit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe defaktorizim të Aktit historik të shpalljes së Pavarësisë të Republikës së Kosovës. Pra, pikërisht nga shokët e M. Drecunit dhe pastaj duke mos mundur që me shpifje dhe intriga neonaciste, si duket dikush nga STAFI që po e qelbë drejtësinë nga koka, Dosjet i ka nxjerrë në “pazarin” e gungllës, në stilin: “në atmosferën mjegullt dikush nga egërsirat fiton”!
Tash e bëjmë pyetjen; pse EULX nuk e zbulon kush i ka sjellë DOSJET në zyrat e OVL UÇK në Prishtinë?. I ka sjellë ato dosje nga Haga ndonjë bari, apo punëtor krahu, apo ndonjë azilant nga Lindja e Mesme që disa qendra të fuqisë po i digin ngadalë qe 50 vjet, e ata të shkretit nuk janë fajtorë se toka e tyre në sipërfaqe duket shkretëtirë por nën te, ka naftë. E nafta i duhet Rusisë dhe BE-s . Këtu diku pushon “kanceri” edhe në rastin shqiptar, sepse neokolonialistet e duan Trepçën, e duna Ferroniklin, e duan thëngjillin, e duan UJMANIN e Kosovës. E këto pasuri janë të pashterueshme tani për tani. E ma së miri për ta siguruar grabitjen e pasurisë nëntokësore të Kosovës, si duket sot është akuza ndaj atyre që quhen “homo apiens” dhe lëvizin me dy këmbë. (Spekulim i cinizmit dhe i fatit mjerë të viseve shqiptare që janë shitë nëpër kongrese e konferenca Evropiane 1878-1999, pa mëshirë në stilin: “Ti këtë, unë këtë trevë shqiptare”).
E vërtetë Historia është mësuese e jetës. Dhe ia përkujtoi opinionit se më 1878-1881, shqiptarët këndonin: “Baba mbret e Evropë, ma falni Kosovën; Na e shitet Nishin e Kushumlinë: e shitet Ulqinin Plavë e Gucinë; Doni ta shitni tanë Shqiptarinë”.
KIDNAPIM I LUFTËTARËVE, OSE TERRORIZËM “LIGJOR” I BE-së
Spektakli me DOSJET e Gjykatës Speciale sot më 2020 është në qarkullim. E Ish udbashët serbian për çdo muaj po i botojnë të zezat e tyre që i kanë ushtruar në Kosovë. Madje në publikimin: “OVK, kako shqiptar”. Në një publikim tjetër si ky, janë publikuar NOMINALISHT 62 DOSJET e dërguara në Hagë nga makineria e Millovan Drecunit dhe shtabi i S Millosheviqit, Sheshelit, Daçiqit, A Vuçiqit, Llazareviqit, Shainoviqit, Igiqit, Angjellkoviqit e kompanisë. Në ato publikime ka të dhëna se: kishte atëbotë shqiptarë të ndershëm që sajonin intriga dhe ata sot janë gjallë e jetojnë pa asnjë ngacmim në Kosovë. Kosovën e kanë lëshuar vetëm ata që nuk duan ta harrojnë zanatin e spiunit, sepse familjarisht dihet kujt i kanë shërbyer, së pakut gjatë shekullit XIX dhe shek.. XX.
Tani, si është e mundur që dosjet e hetimeve të dalin nga “kasafortat” e Gjykatës Speciale, kur aty as “sorrat shqiptare” me hy nuk mundën”. Si është e mundur të sillen mbi 5000 dosje në Prishtinë që fyejnë, akuzojnë dhe poshtërojnë një komb të tërë, dhe ato të hedhën në Zyrat Qendrore të UÇK-ës në Prishtinë. Po opinioni duhet të mësoi sepse si popull e si civilizim jemi MBËSHTET PËR MURI ME AKUZA TË FABRIKUARA NGA DRECUNËT e pse mos ta themi se në Kosovë veprojnë nja 24 shërbime të huaja e të konsiderohen “FAJTOR” tëre ish pjesëtarët e UÇK-së, pse i bërën publike diversionet e Shtabit Drecunit dhe hetuesëve të rrenave Speciale. Hajde, herën e parë u sollën dosjet dhe askush nga shërbimet nuk i vërejti, po herën e dytë, po herën e tretë, po herën e katërt që u kërcënuan se do të sjellin disqe. Shtrohet pyetja: nga cila adresë u lëshua ky kërcënim, ku janë sigurimet? A janë fajtor ata nëpunës të OVL UÇK-ës, që ishin në zyrat e tyre e nuk kanë roje, nuk kanë “sita” mbrojtëse policore e të njëjtit të privohen nga liria (GUCTI DHE HARADINAJ). Jo, ky veprim nuk ka emër tjetër pos ose kidnapim të luftëtarëve, ose terrorizëm “ligjor” i BE-s. A nuk i thonë këtij qëndrimi, se në Republikën e Kosovës, po krijohet atmosfera që populli, e sidomos ata që ishin pjesëtarë të UÇK-së prapë të ndihen se në çdo moment mund të KIDNAPOHEN? Edhe duhet të kam frikë pse jam një veteran i rëndomtë dhe shkruaj për të vërtetën, që BE-s nuk i pëlqen. A nuk i ngjanë kjo metodë e sjelljes së policëve të EULX-it, asaj periudhës 1981-1999 kur shumë të ri e të reja shqiptarë janë likuiduar nëpër terr të natës, po edhe në pikë të ditës, madje edhe nëpër burgje nga dhuna. E kush mund ta ndalojë mundësinë që EULX të trajtohet nominalisht si organizatë TERRORISTE me këto sjellje nesër?. Po, unë jam VETERAN i UÇK-së, jam nxënës i Adem DEMAÇIT dhe NËNË TEREZËS, por humanizmi dhe virtyti i mirësjelljes edhe tek unë dhe i tërë KOMBI, madje e kanë një kufi. Ne të dënohemi pse Gjykata Speciale dhe Shtabi i Millovan Drecunit i kanë distribuar DOSJET. Jo me këso “faktesh” as nazistët nuk kanë vepruar. E pra Evropianë, mos na trajtoni si qytetar të rendit të dytë, sepse mjaftë kemi vuajtur shekuj robërie dhe INFORMATA ma nuk mundet të jetojë e mbyllur në kasafortat e ferrit, por nëpër purgator po dalin e po bëhen pronë popullore, për fëlliqësirat që i keni fabrikuar për të marrë naj PESË, PLUS PESË VJET RROGA shumë të majme. E popullin shqiptar në Kosovë nuk mund ta gjykoni, mjaftë e keni IZOLUAR me politikë të Grenellëve e Llajçakëve, sepse POPULLI SHQIPTAR (Ta dini) qëndron fuqishëm pas HYSNI GUCTIT DHE NASIM HARADINAJT dhe të gjithë atyre ushtarëve të Adem DEMAÇIT dhe Adem JASHARIT-LEGJENDARIT, sepse kanë bërë LUFTË të DREJTË, për liri. E ata që jetojnë me dhunën dhe padrejtësinë sot, po i FRIGOHEN MODELIT TË LUFTËS UÇK-ës, po i frikohen shkollës Adem DEAMÇIT, që një popull duarthatë, pa fabrika ushtarake, pa ambulanca, pa kazerma themeloi një USHTRI që është PROJEKTI MË FAMËLARTË PAS LUFTËS DYTË BOTËRORE. Po, këtij Projekti që shkon deri te HUMANIZMI I NËNË TEREZËS, dhunuesit dhe neofashistët po i frikohen, për çka është ngritë një front i paparë linçimi, sidomos në Rusi, Kinë, Serbi, Spanjë, Iran, Siri, Sllovaki, Çipro, Rumuni, Bellorusi. Turpi, do ju kthehet në bumerang të gjithë atyre që shpresojnë se do të përfitojnë nga linçimi i UÇK-ës dhe shqiptarëve. JO, INFORMTA SOT është FUQI PRODHUESE. Nuk është vetëm pronë e atyre që thurin Marrëveshje shtetërore sekrete (ala 15 janari 1877 në mes Rusisë dhe Austro Hungarisë ku hapur ndahen sferat e interesit: Vijena hynë në Pazar për ta ndihmuar Serbin që të zgjerohet kah Kosova, e mos të përzihet në Bosnje, ndërsa Petrburgu nën firmën se po i “ndihmojë popullit vëlla bullgar të çlirohet”, ndërsa qëllimi ishte për ta okupuar Stambollin”. Ka këso pazaresh plotë e përplot nëpër arkiva dhe gati të gjitha që janë thurë si thika pas shpine kombin shqiptar, tani më na janë të njohura. E pra, a duhet të dënohemi se i dimë këto pazare. Hipokrizia një ditë do të mbytë edhe vetveten, sepse nuk ka ma komb pa zot dhe popull të “paditur-të paarsimim”. Pra, nuk është ma pronë e shkollave të intrigave asnjë pëllëmbë toke shqiptare, e që nuk do të zbulohet, sepse më në fund shqiptarët duan të janë ZOT shtëpie, në shtëpi të vet. Prandaj si nxënës i Adem DEMAÇIT dhe NËNË TEREZËS, për të satën herë u drejtohem shqiptarëve, as mos të mendojnë të sillen ndaj serbëve si janë sjellë ata ndaj neve, sepse 99% të shqiptarëve nuk do t`i tolerojnë bashkëvendësit e tyre, sepse e dinë se BE dhe kush jo ende janë në front për të na kompromituar, sepse po mendojnë e shpresojnë të pranohet hienizmi i tyre: se “më 1999 NATO na kanë ndihmuar gabimisht”. Deri këtu ka ardhur bindja në disa kancelari të Evropës. E shqiptarët garantojnë se përkujdesjen që kanë SHBA-të ndaj neve, nuk do ta korisin dhe nuk do ta tradhtojnë kurrë. BETOHEM NË BESË të SHQIPTARE, BETOHEMI NË XHAKUN E ADEM JSHARIT.
***
Po të jetosh sot në Kosovë si shqiptar, pa asnjë të drejtë për të lëvizë jashtë saj, aparthejdi do të dukej se këtu e ka siguruar një argument se deri në ç`masë ai mund të maskohet. Këtu, në Republikën e Kosovës vijnë e shkojnë guvernatorë. Por janë një pjesë që kanë pushtet në polici, hetuesi, gjykata korporata punuese ku paraja qarkullon edhe nën tezgë, e dahijët, sidomos nga Evropa janë një kastë që zakonisht rrijnë e mrizojnë çoshëve dhe OKB sidomos i paguan, për papunësi, po i paguan edhe BE për shterpësi totale sepse, dituria vendore nuk është prapa asaj që importohet nga neokolonialistët sundues, por sunduesit vendor të Kosovës duhet të janë aq të kujdesshëm, e nuk po janë fare, sa që shumë shpejtë lakejtë e natës si hienat e kafeneve të ditës të abortohën. Këtu diku e ka bërthamën pse në kulmin e Pandemisë u shkarkua Qeveria autoktone KURTI. Jo, as Sulltan Abdylhamiti më 1897 nuk i ka lejuar Qeverisë Beogradit dalje në det nëpërmjet tokës shqiptare. E kur e lexova Marrëveshjen e Vashingtonit, historia më hyri në punë e t`i rilexojë Projektet dhe dokumentet e Bankës Ndërkombëtare për zhvillim me shenja sekrete (druaj që EULX edhe për këtë do të më arrestoj!!!!), e kuptova se çdo pëllëmbë toke është nacionalizuar dhe paguar me dollarë, që pasuria e UJMAN-it të jetë “pronë e Kosovës, që ka status të Republikës, për zhvillimin e bujqësisë”. (Posedohet dokumenti). E pse Abdullah Hoti hyri në pazare pa ekspert, harqin do ta paguaj Republika e Kosovës, sepse pranimi i Republikës Kosovës nga IZRAELI është pritë, por është çështje e vlerësimit në të tjera nivele politike. E mbi të gjitha merita është e Presidentit Tramp.
***
Po mbushen 20 vjet prej se është çliruar Kosova nga robëria fashiste serbiane. Lidhur me këtë po mbushën 30 vjet që e studiojë LINDJËN dhe LUFTËN ÇLRIMTARE TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS. Duke hulumtuar me mija dokumente vendore, të okupatorit, të vendeve Ballkanike, Evropiane dhe të tërë GLOBIT, pas Luftës Dytë Botërore, asnjë projekt kombëtar me rreshtim të drejtë ÇLIRIMTAR nuk është më i suksesshëm se sa Projekti i UÇK-ës.
Kuptohet, se shqiptarët deri te ky projekt nuk kanë ardhur vetëm në saje të TRADITËS SË TYRE të papushuar për liri dhe formim të shtetit, as më shumë e as më pak, se sa kanë qenë kapacitetet e tij territoriale dhe mendore institucionale. E pra, mos të harrojmë se shqiptarët shumë mbetën të përkushtuar për çlirim pas Simpoziumit (1968) pas 500 vjetorit të Luftës së Skënderbeut. Shqiptarët përfituan edhe nga 100 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (më 1978), përvjetor ky që u bë një lloj HYMNI për shqiptarë, po në të njëjtën kohë konsiderohej helm politik dhe ideologjik deri më 1989 për pansllavizmin, që do të shfryjnë serbianët kudo dhe kurdo nëpër ish Jugosllavi, gjithnjë duke “dëshmuar” se “janë popull hyjnor” dhe jetojnë edhe në qiell, e si të tillëve të gjithë duhet ta mësojnë këngën: “Samo naredi Sllobodane içiçemo do Tirane”. Madje, serbët në ato rrethana “zoti i kishte dërguar për ta na “civilizuar” neve që ishin nën thundrën e tyre kudo dhe në çdo hapërim, besa duke e pasur edhe lejen e të gjithë sllavëve në Jugosllavi me firmën e shtritjës së eshtrave të princ Llazarit. Mos të harrojmë, se makineria masone serbiane pikërisht atëbotë e lansoi : “Programin Jugosllav për Kosovën” (1988). Pra ky program shpalosej dhjetë vjet pas manifestimit shqiptar të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. PO, po, të gjithë “jugosllavët” edhe pse e publikuan “Programin kolonial për Kosovën”, i frikësoheshin intelektualëve shqiptar kudo nëpër simpoziume. Prandaj për të “larë tokën jugosllave”, me serbianizëm, KOS i nxori eshtrat e princ Lazarit nga varri dhe filluan për t`i shëtitur nëpër shtetin katrahurë parafashiste të Versajit (1919) dhe AVNOJ-it (1943), duke brohoritur se “kudo që është një serbian, aty është Serbi”. Këtij huliganizmi neofashist Evropa, sidomos i këndoi edhe një lloj hymni. Mos të harrojmë se në këtë valle ishin edhe disa ambasador kapricioz të SHBA-ve, madje duke na u kërcënuar se: “lumturia jonë është në rrëgjimin e Titos; se rrëgjimi i Enver Hoxhës është komunist”, thua se Titua e Milloshi me tërë kompaninë e kriminelëve nuk ishte komunist. Madje përtej tyre ishte mazohist dhe sadist i papërmirësuar, sa që në shumë raste ajo politikë ka pasë gisht në krime kudo që janë bërë luftëra civile e çlirimtare nëpër botë. Madje ajo politikë titiste, më 1945 e pati krijuar një Republikë të Greqisë në Vojvodinë (1945-1949). Po ajo e pati krijuar një qeveri marionetë shqiptare në Shkup më 1949.
QEVERIA MARIONETË E APSOTOL TANEFIT NË SHKUP MË 1949
Posa pushoi lufta qytetare në Greqi, qeveria titiste e shporri Republikën e Greqisë në Vojvodinë dhe përnjëherë e themeloi një Qeveri marionetë “shqiptare” në Shkup, për ta luajtur rrolin që e kishte Ahmet Zogolli në dhjetor 1924. (shiqo: DASIPB, “AHMET ZOGOLLI 2”, 1949). Me këtë serbianët nuk u ndalën, por organizuan invazion të emigrantëve nga Shqipëria në Jugosllavi, në mënyrë që me ndihmën e tyre marioneta Apsotol Tanefi të marshonte një ditë “dhjetori”, në drejtim të Tiranës. Në të njëjtën kohë do të themelohet Shtabi i Aleksandër Rankoviqt dhe Krste Cervenkovskit, me seli në Nish, që kishte për qëllim krijimin e kombësisë turke, sidomos në Kosovë, për ta përgatitur çdo rrethanë për shpërngulje masive të shqiptarëve në Anadolli. Sidomos triumvirati: Rankoviq-Llukiq-Stefanoviq kishte për detyrë të krijojë një popullsi hibride turke në “Jugosllavinë Jugore”. Dhe nga 1914 turq të regjistruar më 1949, tri vite më vonë numri i tyre arriti në 53.000 frymë. Shumica dërmuese e tyre (93%) nuk dinin asnjë fjalë turke. Në këtë detyrë, Krsta Cervenkovski kishte për detyre nga Beogradi në vijim që grumbullimin e “turqve” në Shkup, ta akomodoi për t`i hudhë pas një e dy viteve të gjithë pa dallim në Anadolli. Në bazë të argumenteve dhe Marrëveshjes Xhentelmene Tito-F Kyprili (1953), deri më 1966, jo më pak se 415.000 shqiptarë dhe boshnjakë kishin shkuar si “turistë” në Turqi, prej të cilëve janë kthyer vetëm ata që kanë vdekë nga klima dhe vuajtjet nëpër vise moçalike. Vlen të theksohet se ka pasë raste kur nëna shqiptare është detyruar fëmiun e paushqyer dhe të sëmurë nga leukemia, ta hudhë në det, sepse nuk kishte asnjë ndihmë. “Po e kam parë flokun e fëmiut në ujë të detit, dhe nga ai moment nuk kam ambicje për jetë”. (Do të më thotë një NËNË e lodhur nga jeta ku: “buka, më thanë, i ka nëntë kore”. (1980). Në rrethanat e përgatitjes së TOPLICËS DY nga makineria e Tito-Rankoviqit, deri më 1966 Shtabi i K. Servenkovcit do t`i përgatiti edhe 15 procese të montuara gjyqësore në Shkup dhe Prizren, duke u lëshuar afat shqiptarëve për dy ditë (mësuesve sidomos), një javë tre politikanëve, një muaj lagjeve të tëra të qyteteve dhe katundeve (Shkup e Kosovë) për t`u shpërngulë në Anadolli. Për këto mizori Evropa që kishte dalë e përgjakur nga Lufta e Dytë Botërore HESHTI, politikisht, por nuk heshti ideologjikisht, sepse provoi që: “popullsinë myslimane ta largoi nga Jugosllavia, në një mënyrë më origjinale se sa i kishte larguar Greqia shqiptarët Çamë myslimanë”. (Dokumenti, me plotë intriga dhe fyerje në baza fetare dhe kombëtare ndaj shqiptarëve në KEF/1956/3- f.1-12).
Lidhur me realitetin që u tha më lartë, duhet shënuar se Dushan Mugosha, Spasoje Gjamoviqi, një Popivoda dhe dy maqedonas melez, më 1956 kishin filluar t`i vizitojnë rrethet administrative të Kosovës dhe Maqedonisë dhe kishin ardhur në përfundim se: “mënyra më e suksesshme për ta ELEMINUAR elementin mysliman nga Jugosllavia, është mbyllja e shkollave”. (Dokumenti në KEF /1957/3-f. 1-18; shiqo edhe “NOVA MAKEDONIA 1956/57, listat e personave të shpërngulur). Pikërisht në këtë kohë, do të propozohet në Shtabit e Rankoviqit, Crvenkofkit, Lukiqit dhe Stefanoviqit, “mbyllja e shkollave të mesme shqiptare, duke propaganduar se nuk ka arsimtarë shqiptarë”. (Dok. KEF/ 1958/3-1-22). Ishte kjo një politikë neofashiste ku hapur Dushan Mugosha, Spasoje Gjakoviqi, dhe një gjeneral me iniciale TP (Toma Popov) dhe një diplomat me inicialet MM (Mita Milkoviq) do t`i propozojë Rankoviqit në Shtabin e emigrantëve në Nish që: “Ata fëmi shqiptarë që nuk pranojnë të transferohen në shkollat serbishte, duhet t`i detyrojmë sikurse HEBRENJËT më 1942 në Serbi, që trajtoheshin, e që duhej të mbanin shenja “JUDEN” në tren, autobus dhe në rrugë”. E JUDET, kishin të drejtë t`i vrasin dhe shfarosin, sa që gazeta e kishës serbe, atëbotë shkruante: “Serbia më në fund e plotësoi e para detyrën e Nojbaherit, që të jetë “JUDEN FREI”. Shtrohet tash pyetja, cili shkencëtar serbian e ka zbuluar këtë realitet. Asnjë. Por të gjithë kanë qenë si në orkestër të ngjitur pas qerres së Rankoviqit, e më vonë pas Milloshit. Pra, edhe pas vitit 1966, e deri më 1989 viset shqiptare të okupuara nga Jugosllavia kanë qenë trevat më të varfra në Evropë, me shkallë zhvillimi sa 31% e mesatares jugosllave (burimi: Banka Ndërkombëtare, raporti 1973-1978, vetëm për përdorim intern, sekret zyrtar, ku thuhet se “Kosova e ka tretmanin e Republikës (f 7), por që kemi investuar në Sistemin Ibër-Lepenc, për ta nxjerrë Kosovën nga varfëria, përmes bujqësisë intensive, sepse në sipërfaqen e ujit të UJMANIT (Gazivoda) çdo pëllëmbë toke është paguar secilit pronar, prandaj ky aset ekonomik i përket Kosovës në mënyrë që zhvillimi ekonomik t`i përfshijë edhe këto treva ekstremishtë të varfra, edhe pse Serbia do t`i ushtrojë shumë pengesa. Në këtë filozofi fashiste serbiane për ta vulosë fatin e spastrimit të shqiptarëve me varfëri, KOÇA POPOVIQ (Srbian shumë përparimtar, sikurse Millosh Miniqi, që të dy të shkollës Dimitrije Tucoviqit) do të shprehet më 1957: “Kemi pasë shumë vështirësi deri sa udhëheqësit politik të shqiptarëve i kemi “civlizuar” të ndihen si jugosllavë (nacionalist!), si ndihen edhe shumë komunistë serbë, por, po atë moment që shqiptarët e ‘jugosllavizuar’ të provojmë të i bëjmë serbian, do t`i humbim të gjithë, sepse i kemi terrorizuar në Toplicë (1877), në Kosovë (1912-1941) dhe atë terror fëmijët e shkolluar nuk do të na e falin kurrë. Ata fëmijë, pak do të mësojnë për atë kohë krimesh nga prindërit, e shumë do të mësojnë nga shkollimi kur të hyjnë nëpër arkivat tona e të shteteve të Evropës. Jo, ata nuk do të pranojnë të jetojnë me neve, nëse nuk i republikanizojmë, sikurse i kemi republikanizuar maqedonët, boshnajkët, malazezët, sllovenët, kroatët”. (Dok. në DASIP B/1959, në Plenumin ilegal të LKJ për të drejtat e pakicave nacioanale, seret politik).
Në vazhdimin e shkrimin tjetër:
-PSE, JETA E PASHQYRTUAR NUK VLEN TË JETOHET, (Sokrati)
-FENOMENI TRAGJIK QË NË REALITET U KTHYE NË DUKURI
-SERBIZIMI I INSTITUCIONEVE TË KOSOVËS PAS LARGIMIT TË SHQIPTARËVE
NGA PUNA MË 1990
-PREZANTIMI I STRUKTURËS TE FUNKSIONARËVE SERBIAN PËR TËRË
HAPËSIRËN E KOSOVËS
-“E VËRTETA SHKENCORE PËR “DHURATËN” e RANKOVIQIT MË 1958”!
-KUSH NDIHMONTE NË FUSHATËN E KRIMEVE NË SHKALLË TË ESHALLONIT PARË FASHSIT SERBIAN?