Nënës
Ti hyjneshë e kohërave
Malli për ty nuk ka të shterur
Më ngulfatë më zë për gushe
Urtësia jote më ndjek pas
Rri zgjuar mendoj për ty
Të puth në sy sa here lind dielli
Pranë teje jam më ëndërrat e mia
Mungesa jote më prangos
Nuk e dij a të desha sa duhet
Tani mungesa jote po ndihet shumë
Shpresoj se nga qielli më shikon
Sa e trisht jam pa ty
Ishe hyjneshë për të gjithë
Tani kur nuk je të kuptoj
Se sa vështirësi ke kaluar
Tani kur jam bërë sa ti
Mirë jam jetën duke e kuptuar
Më fal nënë për çdo gabim
Se për të gjithë jeta është mësim!
Fatime Ahmeti-Fara
“”””””””””””””””””””””””
Ti, e dashura jonë
Si ne çdo anë
Edhe në vendin tonë
Ka shumë yje
Që dritë prodhojnë
Por ndër to shokë
Eshtë mësuesja jonë
E cila përherë
Lule pa përtesë mbjell
Sesi ardhmërinë
Gjuhë e traditë
Udhërrëfim ta ketë
Çdo njeri në jetë
njeriun ta çmojë
Që natyra e dhuroi
Pa dallim ngjyre e racë
Vend jete ku e pat
Ti drtë ardhëmërie
Dritaret e jetës
I hape ëdo fëmije
Je margaritar
Suvenir i botës mbar
Ju yje të arsimit mbarë shqiptarë urime Dita e Mësuesit 7 Marsi,gjithë herë qofshi shtylla e diturisë!