Nëna legjendare
Nënë e nënave
Nënë e brezave
Nënë e luftës
Nënë e gurit
Nënë e erërave
Nënë e burrit
Nënë furtunash
Nënë e diellit
Nënë e zotit
Nënë e shiut
Nënë e prillit
Nënë e malit
Nënë e lumit
Nënë e fundërrinës
Nënë e djegur
E shkrumbuar
E gjakosur
E kurrë e gëzuar
E pushtuar
E sulmuar
Sepse kështu
Je brumosur
Je gatuar…….
Fatime Fara Ahmeti

“”””””””””””””””””””
Nën hije hipokrizie
Vekon kohën e kaluar
Të përgjakur nëpër shekuj
Me pendë ndrite historinë
Ndeshe shumë hipokrizi
Falja ëndrrës këto ditë
Të trishtuara
Meqë e bardha është venitur
Stuhi të llahtarshme
Lundron nëpër valë
Dashuri kërkon
Por
Ajo nuk ekziston
Zgjohu njëherë
Të fshijsh gjurmët e ndotura
Hipokrite
Gurët e urrejtjes
Të thërmosh
Plagëve në shtat
Mehlem t’u bësh
Simbol do mbetesh
Ashtu si hëna
Kur errësirën ndrçon
Fatime Ahmeti-Fara