30.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Korrik 2025

Fatime Kalimashi

PËR NJË ÇAST
Mbi fijen e flokut tënd të verdhë
Ledhatoj shpirtin tim të njomë
Mbi fustanin prej mëndafshi
Ndjej aromë trëndafilash
Flokët e gjata prekur në bel
Fije-fije i puth dhe i përkëdhel
Gishtat rrëshqasin në fustanin e hollë
Mbi buzët e tua aromën e shijoj
Flokët e verdhë shkëlqejnë si dielli
Ndërsa trupin tënd e rrotulloj me duar
Fustani i mëndafshit shpirtin ma ndez
Belin ta puth lehtë për një çast në heshtje
FK
“””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person dhe mjekër

Sivjet, kokërrat e gëlliave s’kan mu nxi
Kur binte borë e egër n’Drelaj, si sot, n’Dardani,
kur sorrat baheshin bashkë me pëllumbat, e shprushnin n’hinin mbi pleh,
kur qentë, lypshin me hangër, e s’i ngucshin korbat as pëllumbat,
kur dhelpnat, silleshin rreth kotecit, e pulat s’kokoriseshin,
kur unë rritësha, e mundohesha mu ba, ma i madh se huni n’gardh, tue hipë n’stomin e borës,
kur murmëronte qielli, e mjegulla s’lente me pa, përtej shtegut të lamës,
baba thoshte, sivjet pranvera vonohet!
Kur bora binte e imtë, kokërr, fije-fije e t’shponte kokordhakun e synit,
kur kalit i kërleshej leshi, kur bardhokat hajshin borë, e nuk shkojshin të sheu,
kur lopët pëllisnin, e grazhdiet ishin plot tallë kallamoqi,
kur gjama i shkonte tokës, prej ortiqeve, n’zgërlyqin e Bjelluhës, e Gryka s’kalohej as me kambë,
kur hajshim veç kompira t’piqun,
nana m’thoshte,
vera ka me ardhë vonë, e kokërrat e gëlliave s’kan mu nxi!
Unë sot e pashë borën e Rugovës tue ra n’Dardani, e pëllumbat bashkë me sorra e qen, tue shprush qeset e bërllogut,
veç edhe Çunin e Dardanisë e pashë n’Drelaj, tue ecë mbi gardhiqe, e tue u mat me huj!
01.02.2022
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.