13.5 C
Tiranë
E shtunë, 16 Maj 2026

Fatime Kalimashi

Edhe pse larg Atdheut, një copë tokë të atij vendi që më bën krenare që jam shqiptare, e mbaj edhe këtu ku jetoj. Rahoveci, vendlindja ime për herë të dytë ka ndarë çmimin ” Sulejman Krasniqi”, këtë herë jam krenare që pikërisht me poezinë “ATDHE”, Atdheu më nderoi me këtë çmim të madh për mua.

Unë Fatime Kalimashi përveç që u jam mirënjohëse për këtë vlerësim, iu them publikisht që mjetet financiare të këtij çmimi do t’i shpërndaj për humanizëm. Faleminderit vendlindja ime! Faleminderit Atdhe!

Falënderoj Drejtorinë për Kulturë Rini dhe Sport në komunën e Rahovecit! Gjithashtu një falënderim dhe për jurinë për punën profesionale të tyre!

E juaja Fatime Kalimashi!Imazhi mund të përmbajë: Fatime Kalimashi, duke qëndruar dhe jashtë

ATDHE
Sa herë dehem
Atdhe
Kur e pij me lotë
Mallin për ty
Prapë kthjellem
Kur i pi lotët e gëzimit
Për ty
Atdhe
Varka e jetës
Noton nëpër lotët e mi
Nëpër pellgjet e jetës
Por dielli këtu
S’ma fal ngrohtësinë
As hëna s’ma ndrit natën
Larg teje e ti larg meje
Atdhe
Sa herë vij
Rrallë
E shuaj këtë mall
Me aromën e luleve
Para lulëkuqeve tua
Përkulem
Ta puthi flamurin
Atdhe
Sa herë kthehem prapë
Një copë dhe e marr me vete
Jetës nuk i dihet
Po më zuri amshimi
Larg teje
Ta kem një grusht dhe
Prej dheut tënd
Atdhe
Mërgimtarja
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.