28.6 C
Tiranë
E mërkurë, 17 Qershor 2026

Fatime Kalimashi

NË LUTJET E MIA
May be an image of Fatime Kalimashi, sitting dhe E brendshme
Sa herë lutem për të tjerë
Shpirti më bëhet pranverë
Në zemër më çelin lulet me ngjyra
Prej aromës së tyre më qeshet fytyra
Nëse do Zoti lutjet e mia të dëgjohen
Nga engjëjt në qiell lutjet më pranohen
Nga rrezet prej dielli shpirti im buron
Dhe lulet e zemrës në shpirt m’i freskon
Sa herë lutem për të tjerë
Me shpirtin tim botën e shoh
Dimër verë vjeshtë e pranverë
Mua në çdo stinë dielli më ngroh
Pa dallim për të gjithë në jetë lutem
S’ka dallim raca feja mosha a gjinia
Të gjitha krijesat e lindura nga një nënë
I vlerësoj dhe i përqafoj në lutjet e mia
FK
15.04.2021
“”””””””””””””””May be an image of Fatime Kalimashi dhe ambiente të jashtme
ZOTI MË BEKOI
U linda nga një nënë kosovare
Përkundur në djepin prej druri
U rrita me grurin kokulur kalliri
Me zemër të pastër floriri
U rrita nga një nënë bujare
Krenarinë mbajtur në gji
Xherdan të lumturisë kisha fëmijërinë
Në zemër të shtrenjtën dashuri
Nëna më dha edukatën
Kulturën jeta ma mësoi
Që nga lindja kur më dha uratën
Dhe Zoti atë ditë më bekoi
FK
15.04.2021
“”””””””””””May be an image of Fatime Kalimashi dhe E brendshme
KUSH TË DO TË DO…
Kush të do të do ashtu siç je
Nga ti s’kërkon asgjë më shumë
As t’i ndryshosh nazet qe ke
Se me nazet e tua ëndërron në gjumë
Në shpirtin e ëmbël prej dashurisë
Me zemër të dashur prej mirësisë
Në gjumë të thellë me ëndrrat tua jeton
Shpirtin e bukur me dashuri e lumturon
Kush të do të do ashtu siç je
Të pranon edhe me naze
Shpirtin tënd e do siç e ndien dhe vet
Me nazet e tua lundron nëpër jetë
FK
14.04.2021
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.