20.5 C
Tiranë
E enjte, 14 Maj 2026

Fatime Kalimashi

Para se të flisni fjalën peshojeni mirë!
Para se të veproni mendohuni mirë!
Faleminderit Fb për ruajtjen e vlerave.
Përshëndetje miq,uroj të kaloni një vikend të bukur me familjet tuaja dhe të dashurit e zemrës.
“”””””””””””””””””””””””””May be an image of Fatime Kalimashi

DO TË PENDOHESH
Zërin mos e ngrit
Sikur ujk mos ulëro
Zërit tënd nuk ia kam friken
As në mal për ty s’jetoj
Mos u bën dhelpër dinake
As si gjarpër i helmuar
Po u bëre i djallëzuar
Çdo gjë ke për ta paguar
Sa më shumë që ulëron
Gjuhën ke për ta kafshuar
S’të kam frikë nga brirët tua
Se një ditë ke për t’u penduar
FK
5.6.2020
ME JU JAM NË LUTJET E MIA
Mundohem
Të jem me ju pranë
Një pikë dritë t‘iu sjell në shpirt
Të jetojmë së bashku çdo ditë
T‘iu ndez shpresën në zemër
Për të mirë çdo herë ndikoj
Mos më merrni për të huaj
Se me ju jam sa herë mendoj
Sa herë shkruaj vargje në letër
E sa herë dhimbjes i këndoj
Shpesh herë mendjen tek ju e mbaj
Bashkë me vargjet për ju edhe unë qaj
Mos kujtoni se çdo herë
Shkruaj ëmbël nga dëshira
Si të gjithë edhe unë kam kaluar
Ditë pa diell ditë të vështira
Jeta është si një lule
Kur e mbjellim në saksi
Po s’i falim dritë e freski
Venitet lulja për një pikë dashuri
FK
4. 6.2021
“””””””””””””””””””

UNË DHE GOTA
Të dyja bashkë qëndrojmë heshtur
Kur i flas ajo më buzëqesh
Unë e mbush me verë të kuqe
Ajo bëhet sikur më flet në vesh
Herë pas here e mbush prapë me verë
E pi me qejf dhe me shumë mall
Dhe kur dehem ndonjë herë
Shumë mendime më vijnë vërdallë
Sa herë pi me ty dëfrehem
Je e vetmja që më bën shoqëri
Për një gotë sa herë unë dehem
Qejfin vetes ia bëj sa herë e pi
Eh! Gotë me verë me kënd ke punë
Sa herë të mbush më shumë të dua
Sa herë të pi them mos qoftë e fundit herë
Se prapë dua të të shoh mbushur me verë
FK
4.6.2020
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.