6.5 C
Tiranë
E shtunë, 2 Maj 2026

Fatime Kalimashi

Përshëndetje miqtë e mi, sot po e mbyll sezonin e parë të vitit me këtë poezi.
Shpresoj të mos ju kam mërzitur shumë me vargjet…
Takohemi pas pushimit të verës!
Faleminderit juve që më lexoni dhe vlerësoni.
Borxh kohën, mirënjohëse për jetë!
Respekt e juaja,Fatime.
SONTE…
Sonte
Dua ta mbyll vargun me të vetmën fjalë
Për njëri-tjetrin sa shumë kemi mall
Kemi shumë mall se shihemi rrallë
Sonte
Do e mbyll vargun me dy fjali
Një për sytë e tu një për sytë e mi
Njëra është mallëngjim e tjetra dashuri
Sonte
Po e mbyll vargun me pak fjalë
Ne po plakemi dalëngadalë
Jetuam jetën si në përrallë
Sonte
Unë po e mbyll vargun në poezi
Ti mbylli buzët mbi sytë e mi
Mallin ta shuajmë me dashuri
Sonte
Jemi vetëm unë dhe ti
Mbylli sytë hesht në qetësi
Loxo ç’të thash në poezi
FK
01.6.2021
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.