13.5 C
Tiranë
E shtunë, 18 Prill 2026

Fatime Kalimashi Poete, tekst-shkruese e këngëve!

VETËM TË BASHKUAR

Vetëm të bashkuar jemi të fortë çelik
Nuk mund të na dorëzojë asnjë armik
Qëndrojmë të fortë për ball çdo stuhie
Me forcën e shpirtit sa herë jemi një
Vetëm të bashkuar s’mund të na përqajnë
Qëndrojmë t’fortë si shkëmbinjt e malit
S‘mund ta mposhtin zemrën e shqiptarit
Kemi shpirt të fortë sa bjeshkët e Sharrit
Vetëm të bashkuar sot e përgjithmonë
I ruajmë rrënjët e gjuhën e kombit tonë
Amanet prej të parëve tanë
Vetëm të bashkuar jetohet për vatan

13. 1. 2021

FK

“””””””””””””

DALLËNDYSHET
Dallëndyshet fluturojnë
Qiellit të hapur nëpër kaltërsi
Me krahët e thyer qiellit shtegtojnë
Për ta mbushur botën me mirësi
Dhe kur këngët mbeten pa kënduar
Dhe kur zëri mbetet në heshtje
Me krahët e thyer e zemër të lënduar
Botës prapë i dhurojnë buzëqeshje

Dallëndyshet udhëtojnë edhe në errësirë

Shikimin e mbajnë fluturimin drejt qielli

Për të mos patur ndarje e as lamtumirë

Botës i dhurojnë dashuri me rreze dielli

“”””””””””””””””””Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

FJALA

Fjala ndërton njeriun dhe jetën

Fjala udhëzon botën dhe shëndetin

Fjala lumturon shpirtin dhe zemrën

Fjala sundon trupin dhe ndjenjën

Fjala ngjall shpresën dhe mendjen

Fjala sundon botën dhe njeriun

Fjala shkrinë akullin si flaka qiriun

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.