14.5 C
Tiranë
E enjte, 6 Shkurt 2025

Fatjon Bunga

E DUA BASHKIMIN KOMBËTAR

Thërrasim me ni za
tanë së bashku na jena
do ta bajmë Shqipnin
se kështu na thotë zemra
Nuk e lejmë përça
se e donë hasmi
vetë do e bashkojmë
që zemrën tua plasim
Nuk kërkojmê më shumë
nga çkaf s’na takonë
por diçka tonën
Shqipnin ta bashkojmë
Botës me i tregu
cep me cep me ni za
trojet tona të përcame
nja për me i ba
E shumë shpejtë kjo ditë
vetë ka me ardh
edhe koha po na thret
Shqiptarët me kanë bashkë
Fatjon Bunga

“”””””””””””””””””

TI KOSOVË
Oj Kosovë,o zojë e rëndë
të coptuan me plagë të lanë
plotë 5 shekuj vuajte
por krenare qëndrove në këmbë
Të masakruan e të dërrmuan
të verbuan mizorisht
por kokë lartë ti qëndrove
s’ju dorzove shak as shkis
Djemtë e tua veç sokola
kurr su trembën përball shkaut
ball për ball u dolën plumbave
veç Kosova në liri me ardhë
E lirinë për me gëzu
tanë brezat që do vijnë
me ty Kosovë me u krenu
bija e shejtë e Nanë Shqipnis

Fatjon

Bunga

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.