PERKUJTIMORE.
Erdhi behari i gëzuar me lule e cicërimë zogjësh prilli
Për ne zymtësi e mall shpirti pa ty më i miri jonë
S’duam të flasim për vdekjen,
Vdekja është pjesë e jetës,sepse jeta eshtë e pashuashme,
Sepse në vdekje asgjësohet vetëm trupi,
Kurse shpirti ,ideja,mendimi,vepra e njeriut
Jetojnë dhe veprojnë edhe pas vdekjes.
Kur rrëzohet rrapi shekullor ushton tërë pylli.
Kur humbasim gjërat mbesin shëmbëlltyrat.
Rrëbeshet,heshtjet sikur humbasin kufijtë e kohërave.
I dashur e kaluara na mbanë gjallë.
Pra para nesh mbete i gjallë.
…Vetëm shëmbëlltyrë…
Ke lënë me qindra e mijëra sokola e sokolesha,
Të cilët të kujtojnë me mall për shëmbëlltyren tënde
Fjalët tuaja,vepra jote rritet dhe veson si një det i hapur,
Si një ujanë e fuqishme.
Kur degjojmë vëngimin e pyllit në pranverë
Dhe qiltërsinë e trazuar të detit,beharin e prillit,
Ne kujtojmë ditët e mira që kishim
Ti jeton me ne më i shtrenjti i jetës tone.
Në çepallë më është ngrirë loti,
Kur shof mugullimin e lule prillit
Por ti nuk je pranë nesh
Dheu që të mbuloi nuk të varrosi
Vepra jote jeton bashkë me ne
E rëndë vajzat u bënë gra nuk i arrite ti shohësh
Nipërit dhe mbesat nuk arrite ti njohësh
Të qoftë dheu i lehtë më i dashuri jonë i paharruar