Vllazrit Gërvalla..
Ty shqipni ta puthësha tokenë,
Larg atje lash Nënë loken.
I lashë Baben e vllezrit e mi,
Rinin time nën atë robëri.
Kurr së ju ndava rrekes time,
Nën regjime , i lir jo kurrë.
I përndjekur deri në vdekje,
Për ty shqipe e ty Flamurë.
Morti që andej më ndoqi,
Por e kisha të fortin krahëror.
Bashk me vëllezrit kurr su ndalum,
Deri sa na vunë kurorë.
Në ty shqipni me troje tuaja,
Lart shqiponja fluturon.
Amanetin në fund e qova,
Per mëmëdhe e për Vatan.
Lamtumir ty Nëna loke,
Ty mëmëdhe ju trojet e mija.
Qoft ky komb i bashkuar,
E lirë qoftë gjithë Shqiptarija…
Shkruar në Mitrovicë
Janar 1997.
Fatmir Çitaku.
“”””””””””””””””””
ATO DIT TË HIDHURA..
Perse më vjen e hidhur,
tu kafshat e gojes.
Që ke moj mendje,
qe s’me len rehat.
Ju o vesh qe keni,
qe sot me tingelloni
e ju sy me lot
që s’pushoni dot.
Pse s’kaperdihet,
kjo kafshat e mjer.
Sikur ka diqka,
që s’mund ta kuptoj.
Mbetem i vetmuar ,
nga koha në koh.
Gjëma që s’pushon.
ende se kuptoj
Ësht nji nat e gjat
ku edhe dritat iken.
Nga dritarja zëra
sa vijn e shtohen
Pernjiher u dukt
se ndodhitë
shpeshtohen
ku aty te gjitha
filluan të kuptohen.
Frigen mundi dhembja
loti mbuloj syrin
Shterngat e murlan
moren ter furin
harruam te gjithen
andej qe patem
medja na rrinte
si ti shpetonim femin..
Luteshim në Zot
duke pa trishtimin.
Ishte e pa mundur
diqka me vepru
largsija na ndau
në zemra futetej
trishtimin
vëllezer e motra
si me i shpetu..
Fatmir.Z.Çitaku