Fatmir Gjata

Shpeshherë me lot i mbusha duart
Imazhi mund të përmbajë: 1 person
Kështu e ka kjo jete
Kur mbetesh vetëm deshperuar
Mbi dallgë në një det
E shpesh kur dukem i gezuar
E mbaj brënda në gji
Me thane që është një gjë e cmuar
Të jetë nuk është çudi
E qesh nga jashtë e nxij nga brenda
Nga brenda e di vetë
Si ikin lotët plotë me rrokullimë
Si derdhen tatëpjetë
Po qeshur jam… e jam i gjallë
E Zotin shpesh thërras
Se nuk mjafton një det me dallgë
Në heshtje të më vrasë
Se çohem, ngrihem shpejt në këmbë
Kurrizin e drejtoj
Edhe kur jam me shpirt në dhëmbë
Kur s’flas një fjalë me gojë
E shpesh më shihni të gazmuar
E di or miq, e di
Sepse të qaj s’më kanë shikuar
Kur qaj s’më sheh njeri
Se shkoj e fshihem në një kënd
E le lotin të shkojë
Për qef të duan gjithë sa janë
Për vuajtje s’kanë nevojë
Kështu është jeta e të marrit
Të do kur ke sukses
Edhe kur je në prag te varrit
Përpara se të vdes
Ndaj qesh e shkrihem në fytyrë
E tallem me të tjerë
Se e di që në këtë botë të ndyrë
As loti nuk ka vlerë
Fatmir R Gjata
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.