14.5 C
Tiranë
E premte, 25 Prill 2025

Fatmir Musai

FRYMËZIM

Frymëzimi ka adresë,

Mbi një lot farën e ngjiz,

Po pastaj nga larva del,

Krahëflutur zë gjezdis!

SUPERLATIVAT
Mos, të lutem, qiellit të shtatë
Mos më ngri dhe me meritë!
… Majë e fikut është si shkarpë,
Qafën thyej… më gremis!
PËR NJË “MË FAL!”…
Hallall ta kam bërë stërkëmbëshin,
Veç për fjalën e urtë “Më fal!”…
Pas një plage që merr në luftë,
Lumturohet njeriu që mbeti gjallë!

BISHTËRI

Një miush e një miushkë-

Bëjnë seks në vrimushkë!…

Bishtin lozin në instinkt,
Qëkur qenë spermatozoid!
Kocominjtë shtohet pa frikë-
Progresion gjeometrik!
Pinë sisë e brejnë ç’të mundin,
Që më fort bishtin ta tundin!
Se pa bisht dot nuk jetoni,
Nga shkon rrota shkon timoni!
Deri sa të pjellë barku,
Pafund bishtra qoftëlargu!
… Sot, kur malin mbars një mi,
Nuk pjell një, po lukuni!
Bishtëria nuk ka fund,
Që në spermë bishtin e tund!…
DASHURIA E MADHE
Dashuria e madhe qenka si shigjeta,
Fluturon shpejt e thellë të hap një plagë,
Dot nuk e zhbën se nuk del më heshta,
Ashtu si toka që gjatë e ruan një vlagë!
DASHURIA E VËRTETË
Dashuria e madhe mund të jesh dhe ti,
Po kurrë e vetmja nuk je gjithësesi!
… Dashuria është Era diellore që jep e merr jetë,
Diku të bën Hiç, po për Ty digjet dhe vetë!
FERRPARAJSË
Para se të të njihja Ty,
Rehat isha në limonti…
Kur graviteti na përlau të dy,
Ferrparajsës u kallëm, më keq se në ferrin e zi!

MUTACION

Asaj fillojnë t’i lazdrohen hormonet

Veç kur ia trazon ndonjë “Vip”!

… Siç duket, kromozomet*,

I çarten vetëm pas mutacionit “Rrip”!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.