10.5 C
Tiranë
E enjte, 23 Prill 2026

Fatmir R Gjata

 

Lamtumirë…Imazhi mund të përmbajë: 1 person, mjekër dhe syze

Moikomit
Po ikin me radhë të mençurit e parë,
se jetë ka kufi
Ca ikin sëmurë, ca shkojnë të vrarë,
nga cub në pusi
Po shuhen poetët me ëndërr të bukur,
të rinjtë po gëzojnë
E bëjnë sikur qajnë, e bëjnë për tu dukur,
të rinjtë të na rrojnë
Tani do na shtohen më tepër akoma,
të tjerë mendimtarë
Po digjen ngadalë si t’ishin ikona,
po shuhen në varr
Por s’di pse gjithmonë e kam thënë,
s’ka varr që i mban
Dhe tretet lëkura dhe kocka e ngrënë,
dhe shpirti mënjanë
Do endet andej hapësirash të tjera, panjohur më parë
Përhumbur fëmijshëm mbi yje të mjera,
jeton ka të ngjarë.

Fatmir R Gjata

“”””””””””””””

Mbi binarët e vdekur

Ka jetë mbi binarët e vjetër,
dhe pse ndalur janë trenat e ndryshkur
Mbijnë lule me ngjyra të gjalla,
mbi kërcyell të plakur e vyshkur
Mbijnë fara të lotëve që ndanë,
lamtumirat me shami të valëvitur
Mbase fjalët e ëmbla u thanë,
nën një diell me vrerë të përzhitur
Edhe pritjet u lodhën të vetme,
në binarë paralelë të vetmuar
Që vrapojnë në mes fushës së gjatë,
kushedi në janë kuaj të shaluar
Edhe shkojnë përtej jetës tashmë,
me kujtime të lëna në hekur
Se vazhdojnë lamtumirat të fshihen,
në binarët e drejtë e të vdekur
Dhe pse dyer stacionesh u kalben,
dhe çatitë u kanë rënë qëkur
Kur po ulen ca shpirtra nga lartë,
e këndojnë nëpër vapë edhe zhur

Fatmir R Gjata

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.