13.5 C
Tiranë
E shtunë, 26 Prill 2025

Fatmir R Gjata

Tridhjetë e një vjet bashkë

Nën hark triumfi përqafuar,
mbetëm përjetë unë e ti
Mu bëre diell kur isha lagur,
kur isha tharë mu bëre shi.
Mu bëre verë në mes dimrit,
dhe vjeshta erdh me një fustan
Të bardhë ku dritë vezullonte,
se më në fund të kisha pranë.
E stinët bëmë vetë q’atëherë,
ndaj patëm një deri tani
S’na duhen kurrë harqe triumfi,
mjafton përjetë veç dashuri.

Fatmir R Gjata

“””””””””””””””””””

Grua
Një grua të mbulohet, është e hidhur,
përse duhet të fshihet, është mëkat
Kur Zot e bëri vetë me dorë të dridhur,
pastaj krijoi nga hiçi ditë e natë.
Pastaj krijoi botën gjithë përreth,
mistershëm e palodhur mbushi plot
Me fruta dhe me lule përmbi gjeth,
saqë parajsë përtej kërkojmë më kot.
Dhe gruan që të lindë e të japë jetë,
e la këtu mbi tokë në vënd të tij
Të qeshë edhe të lozë me të vërtetë,
të mbushë botën të tërë me bukuri.
E hiret mos t’i fshehë por le t’i shfaqë,
ashtu siç është krijuar, ëngjëllore
Të sjellë me sytë e saj dëshirë e paqë
e veshur përgjithmonë me dritë hyjnore

Fatmir R Gjata

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.