Sa e embel!
Sa e bukur!
Sa e hidhur!
Sa e shemtuar!
Po te mos ishte fjala,
Si do te qe njerezimi..?
Besoj si kafshët,
do veproj instikti.
Fjalët e ngrohta,
te embela, te buta
te japin ndjesinë
e nje shpirti te bukur.
shume i dashuruar.
Fjala lind fjalen,
si nena foshnjen.
Zemren pushton,
e embela, e bukura.
ne shpirt te ngjiz si mjalti.
Nuk ka zemer e shpirt,
qe mund ti largoj.
Jane te perjetshëm,
jetojne gjithemone.
Me fjalët e ftohta,
te hidhur e shemtuar,
fyese e te ndyra,
te renda e poshtruese.
Te vrasin si plumbi.
Te vrasin shpirtin.
Te vrasin zemren.
Ketu lind merzia.
Ketu lind hidherimi.
Shuhet dashuria.
Lind urretja.
Lind ndaresia.
E mira dhe e keqja,
Bashke nuk ja dalin.
Po me e keqe,
eshte fjala mashtruese.
Te hequrit si i mire,
me fjale te embela,perkedhelse,
po shpirt katran,tinzar.
Te godet pas shpine.
Te genjen, te mashtron.
Te ul,te poshtron…
Askush me nuk te duron…
Mendja humb,
shpirti katranoset,
e zemra behet gure.
Krimi lind,e masakron.
Per fat te keq,
njerezimi e vuan.
Populli fjale urt thotë:
Fjala me e rende se plumbi.
Thuhet,mbrapsht nuk kthehet.
Krahasohet me jeten qe shuhet.
Ka vlere fjala e bukur,e embel,
e matur e mire-peshuar…
Ja kalon çdo pasurie ne bote.
I dashuruar rrone sot e pergjithemone..