13.5 C
Tiranë
E shtunë, 7 Mars 2026

Fatmira Limani

Sa me mungoni o te dashurit

e mi!

Nate e dite,mendja tek ju!
Ulem-çohem ne mengjes!
Ne qiell,yjet numeroj!
Tre yjet me te bukur mungojnë!
Mall i pa-pare me pushton!
Dhimbje e fort ne kraharor!
Zemra rrahjet mi ngadalëson!
Nje krater i fort,fuqinë ma bllokon!
U rrita ne preherin tend o Nene!
Me ngrohtesine e shpirtit tend!
Me fale tere dashurine!
E driten e syve,qe boten t’a shikoj!
U rrita ne krah tend me taban baba!
Edhe qiellin mbi koke e mbaja!
As era,as cunami, nuk me vuri para!
Ishin rrenjet e forta qe me mbanin!
U rritem bashke me embelsiren time!
Me ty Vella,shpirti im me i vogel!
Ziheshim,grindeshim,duheshim!
Fjalet,melhem i shpirtit tone ishin!
U shuajte,e para e dashura ime Nene!
Si meteor,rreth planeteve u solle!
Preke diellin,planetin me te fort!
Me zure driten e shpirtin e ngrohte!
Drita e syve te mi, u erresua!
Zemra e shpirti im, u be cope!
Perkedheljet e puthjet munguan!
Këshillat e mesimet shteruan!
U shuajte, o krah i fort Baba!
Qielli mbi koke me ra!
Cunami me vuri perpara!
U pengua nga rrenjet e tua te forta!
U shuajte embelsira ime vella!
U shemb bota per motren!
Me çave zemren,me shuajte shpirtin!
Nuk ka melhem, te me sheroje me!
Pa ju te dashurit e mi qe mungoni!
Jam si trup i huaj ne token tone!
Zemer e shpirt dermuar e plagosur!
Hije e zeze, dielli s’me ngroh as ndriçon!

27/12/2022 Fatmira Limani

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.