Zemer,lind e rritesh!
Farketohesh,permes goditjeve!
Siç farketohet çeliku!
Nuk copetohesh e plasaritesh!
Je keshtjelle e pamposhtur!
Duron rrebesh e cunam!
Duron dallge e termet!
Duron krater,nga çdo planet!
Je mbreteri,kur hyme brenda!
Jo kushdo mund te hyje!
As me force e goditje!
Po,permes ndjenjes dashurise!
Je mbartesja e bukurise!
Je mbartesja e ndjenjes shpirterore!
Lundron si lum ne arterie te brendeshme!
Ne nje trup te shendeteshem njerezor!
Ne te bukuren mbreteri!
Pa trokitur ne dere,nuk hyhet!
Nese duam te rrime me ty!
Njehere hapet kjo dere me dry!
Nuk je hangar, me u livadhis!
Jo kushdo,brenda mund te hyje!
Te luajme si te duam!
Te hyme e te dalim kur te duam!
Nuk je gure te te gjuajme!
Nuk je buke te te thyejme!
Nuk je ure, te te shkelim!
Nuk je lume,mbi ty te kalojme!
Je fabrike minerali!
Prodhon çelik!
Prodhon flori!
Prodhon ndjenje,dashuri!
Kur te trokasim ne deren tende!
Do mendohemi mijra here!
Te hyjme njehere e gjithemone!
Me mend,ndjesi e dashuri pa kufi!
30/12/2022 Fatmira Limani(emitaf)