28.6 C
Tiranë
E mërkurë, 17 Qershor 2026

Fatmira Limani.

“Hallin tend qajne politikanet”
O SHQIPERI…
Ne mendje po me vine,
vargjet poetike te tuat,
O patrioti i madh Pashko Vaso!
“Pa me thuaj: sot si je..
O Shqiperia ime”…?
Me je si lis i rrezuar,
E kush nuk pyet per ty..
Jooo, o patriot i madh..!
Koha dhe historia,
e ka ndryshuar Shqiperine!
Nuk eshte ajo prapambetje
e varferi e tejskajshme si dikur!
Por me kohen dhe boten,
mbrapa ka qendruar…po
nuk eshte me “lis” i rrezuar!
Po eshte ne kembe me rrenje te forta.
Krahet i ka te prere, te coptuar.
E coptuan te fuqishmit e Europes.
Per interesat e tyre 2/3 e tokes meme,
fqinjeve tane ju aneksuan.
Jane plage e dhimbje te thella
ne zemren e shpirtin e çdo Shqipetari,
lengojne per liri,
te jene ne trungun e tij,
ne token meme Shqiperi!
Keto padrejtesi shekullore,
presin kohen te vije.
Shqipetari rri zgjuar,pret sinjalin!
jo ne gjume duke lenguar ,
eshte ne pritje te botes cilivizuar!
E papajtueshme me padrejtesite,
jo me e copetuar, por e bashkuar.
A duhen besuar politikanet tane
ne hallet e tua o Shqiperi..?
Te kaluaren, te sotmen, e te ardhmen!
Qe 30 vite u eshte besuar
te jemi te lire ne nje shtet “demokratik”
Te ndryshojme e te ecim me boten,
ne nje shoqeri te emancipuar,
me nje ekonomi te stabilizuar, jooo varferi!
Pa permendur dramat e disfatat
qe kemi perjetuar ne keto vite.
Vite te tranzicionit me nje politike ndryshe,
Vite te nje pervoje te re politike,
Sot eshte e pafaleshme, nuk ka justifikime!
Eshte pervoja e vendeve demokratike,
Nuk mungon dija dhe kultura!
Ajo çka po ndodh me politiken shqipetare
eshte mospergjegjesia e misionit politik!
Shendrimi i politikes nga mision ne profesion!
Shkermoqen partite, parti te reja krijojne!
Mbi 100 parti lulezojne per te hyre ne parlament, majtas-djathtas ne kualicion.
Pushtetin me te drejte e pa te drejte
jo partia, kualicioni e fiton.
E pafalshme per politikanet e sotem..!
Nuk jane te rinje,ne politike as ne moshe!
E kane vjelur mire vendin!
Ne sy te popullit veprojne e jetojne!
Zhytur ne korrupsion,
Pasuri marramendese krijojne
ne parcelen e tyre,vila, apartamente,
bizneze fitimpruresse,
toke e llogari bankare,
pasuri pa fund!
A thua se keta njerez, jane me te mençurit,
A thua se keta njerez, qene me te pasurit..!
A thua se keta njerez, punojne nen toke!
Jo, punojne, veprojne e jetojne ne syte tone!
Jooo, keto jane njerezit me te pandershem!
te korruptuar, hajdut, vrastar. kriminel!
Nje pjese e tyre nuk kane ndere e dinjitet
te kerkojne pushtet, e duan per vete,
jo per te mekembur vendin e popullin e vet!
E pafaleshme sot ne kete fushate!
Te gjithe çjerren e bertasin!
Premtime, a thua po lozin me femijet!
Per nje dite do e ndryshojne vendin,
do largojne varferine,do sjellin pasurine!
Populli qesh e qane me pasaniket tane!
Nje here ne kater vite, behen lypsiar!
Voten e fukarenjeve duan me marre!
Pushtetin per jete a vdekje,
Çdo kush e kerkon per vete!
Jane gati Shqiperine ta djegin,
jane mesuar ta kene pushtetin personal!
si prone mbi pronat qe kane!
Fatmira Limani 14/4/2021
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.