17.5 C
Tiranë
E premte, 17 Prill 2026

Fatmira Limani (emitaf)

E katandisur Shqiperia ime!

Sot ne shekullin 21;
Pritej te shkelqeje
30 vite “demokraci”
Shqiperia ime!
Te ishe e lire, e te buzeqeshje!
Te kishe mireqenje,
me tere njerezit e tu,
jo e braktisur ne dhe te huaj,
me shume se e pergjysmuar.
Je katandisur pike e hallit!
Kush hallin tend mund ta qaj!
Moj Shqiperi fatkeqe!
Vend i bukur ne bote!
Me gjithe resurset e bukura
qe natyra te ka fal!
Rrethuar ne dete e liqene!
Pasuri nentokesore e mbi tokesore!
Male, kodra, fusha te bukura.
Heret nder shekuj o vend i bukur!
Linde, trashegove brez pas brezi!
Trima, luftetar e patriot, atdhetar!
njerez te shquar te penes e te punes,
te artit e te kultures!
dhe bere historine tende Shqiperi,
por kurrrrre….. asnjehere….
politikan te devotshem
si produkte i mireqene
per popullin tend
nuk prodhove.
Nga llumi i shoqerise,
kemi prijesit e politikes,
vetem tregetar, matrapaz,
vrases, kriminel, mashtrues,
e genjeshtar, aspak dijetar
dhe aspak njerez humanitar.
Ne driten e diellit
jane gjykuar e pare,
se si njerezit e thjeshte,
jane shfrytezuar e sakrifikuar
per interesat e tyre te majme
kane luftuar e punuar,
qe ne kohen e perandorise osmane,
e deri ne ditet e soteme,
me pazarllegje e tradheti te paster,
kemi vetem politikan te pasur.
Prej kohesh te kane shitur,
te kane coptuar.
Te kane shfrytezuar e poshteruar.
Ne nje cop toke,
e ne nje grusht njerez ke perfunduar.
S’ka mbetur gje me per te pervetesuar.
Politikan te sotem gjitheçka,
ne duar te tyre eshte gllaberuar.
Sot,ngjasojne me ato te kohes mesjetes.
Shohim si versulen ndaj njeri-tjeterit!
Nuk kane ide e komunikim njerezor,
Nuk njohin kulture ligjore, njerezore!
Per jete a vdekje, luftojne!
sulm ndaj njeri-tjetrit,
me çdo mjet rrethanor.
ne protesta tek vrapojne
ne duar i shikon
Cfurqe, kazma, çekiç,shkalle e varre
e bombla djegese neper duar,
ne lufte te çfarosin njeri-tjetrin,
per hakmarrje personale.
per ofiqe, seli,karrike, pasuri e vende pune.
Per syte tone, s’ka gje me te turpeshme,
Asgje me nuk u besohet!
Pa harruar dhe vrasjet e krimet
per gjate 30 viteve ne kete vend
nga keto politikan te papergjegjshem.
Sa pa shprese ka mbetur njerezimi
ne kete vend te vogel e te bukur,
qe e shkaterroj politika meskine.
Me keto injorante e kriminel
qe 30 vjet e shkaterruan kete vend
Mjere populli qe u ka besuar,
edhe me jete kane sakrifikuar.
Lufta e brendeshme ne Pd.
Qofte nje mesim per ardhmerine,
ne brezat qe vijne te mendojne
per shqiperine e shqipetaret,
qe ta ndryshojne per mire kete vend.
qe e meriton dhe shume e enderrojne,
te ndriçoj e te lulezoj e ta jetojne,
jo te braktiset si deri me sot!

Fatmira Limani (emitaf) 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.