10.5 C
Tiranë
E dielë, 5 Prill 2026

Fatmira Loci

 

Grimcë kujtimesh.

Në u kthefsh rrënojave të së shkuares
Atje ku mes truallit lulëzon ndonjë ferrë,
Ku odat janë shuar, kanë rënë oxhaqet
Ku miku as hasmi s’trokasin në derë.
Ku malli e dhimbja bashkë rrokullisen,
Veç gurët e kullës ligjerojnë nën zë!
Nga cep i oborrit sheh gjyshin e gjyshen
Një fjalë dot s’u thua… se vaji s’të le.
Në pemët pa krahë, në gardhin e thyer
Trishtimi të pyet: – ç’ke bërë gjër më sot?
Po si ti përgjigjesh vetvetës së humbur
Për ikjet shpirtplasur, për tokën pa Zot!
Tret pamjen kah mali, kah fusha, burimi
Imazhet të vijnë si ylberët pas shiut,
Në korniza prej qelqi fut grimca kujtimi
Kurdo ti sjellë era, si fllad prej veriut.
Ti rrokësh, përqafësh, ti mbash fort në gji
Sa herë përtej mallësh të ndihesh malluar,
E kur, n’mes ekranesh vendlindja të t’vij’
Pak botë përtej botësh, kjo tok’ e paçmuar.
Maj 2020
Fatmira Loci
“”””””””””””””””

Kllapi.

Dhe terri zbret, pa orë, pa datë
Veç fllad i bardhë përballë më rri,
Po si t’a flak të zezën natë
Sa t’i afrohem, sa pak të di?
Nisem ngadalë, t’a shquaj dua,
Sesi mes nesh lind ky hendek!
Dhe qiell i zi më rri mbuluar
S’le t’i afrohem, sa pak t’a prek.
-Më jep një çast, o kohë pa kohë,
Ti jap të gjitha për veç një çast!
Flladitma pamjen e gënjeshtërt
Sa pak ti flas, jepma një rast…
Nga përtejbota thërret një zë
E thyen ajrin, më fton në zgjim,
Më sheh në sy, të qetë s’më le
Me kthetra nate mbyt gjoksin tim.
Prill 2020
Fatmira Loci
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.