“”””””””””””””””””””””
Mërzitur, dëshpëruar poeti,
Mbushi dy thasë me poezi;
Lexuesin që koha s’ia gjeti,
Mendoi ta sillte me qershi.
Për të kuqin mbi fletushka,
Tha: Fruti më shet poezinë!
Ngarkon thasët te mushka,
Zbriti poshtë për n’Delvinë.
Arrin në qytet me të gdhirë,
Përplot pazari, pak nga pak…
Ia nis: Hajde, qershi e mirë!
E dikur i afrohet një pazarak:
-Për hall, bëjmë shkëmbesë?
Kishte dhe i ardhuri dy thasë.
-Këtu e kam gjithë atë djersë,
Janë portokalle, s’janë prasë!
Çfarë ta zgjaste poet-ngrati:
-Kleringu na pastë mbarësi!
Mori kthimin nga monopati,
Kishte shitur dy thasë poezi!
Arriti e si një i uritur në thela,
Zbrazi thasët me portokalle;
Por aty mbushet me novela,
Libra me tregime e romane!
Kujtoi se nxori një copë bukë,
Por dushk për gogla këmbesa!
Ata sot janë miq dhe n’fesbuk,
Shkëmbejnë mes veti shkresa…
* * *
Fatos Luta, 12/10/2016