9.5 C
Tiranë
E martë, 7 Prill 2026

Fazli Ferati

KY JAM
L'immagine può contenere: 1 persona, in piedi e spazio all'aperto
Ky jam
ky që isha dje
ky jam sot
ky do jem
edhe nesër
për jetë e mot
Ky jam
i djeshmi
i sotmi
e i nesërmi
ky jam
ky,ky
dhe vetëm ky
jam vetvetja
njeri i thjeshtë
që kurrë
s’kam shkuar
kah frynë era
as kurrë
ndaj të keqës
s’kam hesht
si dje
si sot
si nesër
jam
ky që jam
këto tipare i kam
vegël e askujt
kurrë s’do t’jam
f.f
“”””””””””””””””””
KAM ETJE
L'immagine può contenere: 1 persona, in piedi e spazio all'aperto
Sa ma shumë
që të shkruaj
aq më shumë
ndiej etje
kjo qasje
nuk më shuhet dot
sa valët e ujit
nëpër dete
E shpesh disa
më iritojnë
kur ndihen të lumtur
kur dikë e lëndojnë
E vetes
i japin të drejt
të sillën
sikur t’ishin mbret
Ata që kanë
kokën plot
një gjë të tillë
kurrë s’e bëjnë dot
Ata janë të thjeshtë
e mjaft njerëzor
s’ia lejojnë vetes
të bëhen horë
Ata rrinë
gjithnjë me njerëzinë
të mirë e të keqen
së bashku e ndien
Është paradoks kohe
në këtë shoqëri
kur i dituri pas të paditurit
shihet gjithnjë
f.f
“”””””””””””
DIKUSH
L'immagine può contenere: 1 persona
Sa njerëz
që ka në botë
secili mendon e vepron
sipas të vetes kokë
Siç janë rrugët
poshtë e përpjetë
dikush rrafshit
se i duket më lehtë
Dikush i mbarë
e dikush i mprapshtë
dikush veç mirë të bën
e dikush të shpon gjer në asht
Dikush i fjalës
e dikush i besës
dikush i tradhtisë
i pa besës
Dikush çdo kënd
në sy e lavdëron
e asnjërin prej tyre
fare s’e don
Dikush të gjithëve
ua bënë mirë
jo për mirësi
por që t’iu bën sehir
Vetëm një
gjithkush ta di
pa pëlqim idesh
njëri me tjetrin s’mund të rri
Askush n’këtë jetë
s’ngelet pa shoqëri
le t’i ruan e le t’i mban
si shtëpinë e tij
Këto fjalë s’janë fjalë
vetëm që dalin nga goja
por janë fjalë me qafë
të dalura nga përvoja
f.f
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.