20.1 C
Tiranë
E mërkurë, 14 Maj 2025

Fazli Ferati

MOS TA SHOH LOTIN

Më thatë
m’u kanë mbushur sytë me lot
nga trillimet e kësaj dreq bote
që nuk më thahen dot
Nuk dua ta shoh lotin
as edhe një pikë të vetme që t’pikon
nga xhelozia të sulet
si lumi i tërbuar kur vërshon

Ah sa kisha dashur

sikur të të kisha pranë

do ta fshija lotin

të mërzitur s’do të kisha lënë

“”””””””””””””””””””””””

SA ME VRULL
Eh sa me vrull
ca vijnë
ca rrijnë
ca ikin
si bora kur shkrinë
Po ndaluni more të mirë
mos nxitoni
para se të vini
vëni kokës gishtin e mendoni

E nëse ia vlen

ejani

nëse vetveten

aty e gjeni

e mos lëvizni

derë me derë

se u del ngjyra

e mbeteni pavlerë

“”””””””””””””””””””””

ZGJEDHE RRUGËN
Mos vraponi
kah të doni
rrugës pa rrugë
kurrë mos shkoni
Ka rrugë të drejtë
ka edhe gjarpërore
kurrë mos i bini
rrugës çorre
Ajo të shpie
në rrugë pakrye
aty ku s’ka rreze dielli
ka vetëm hije

Rrugën tuaj askujt mos ia lë

atë zgjedhe vet

se rruga parrugë

si reja të godet

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.