S’MUND TA KTHEJA
Dola të kërkoja
por askund s’të gjeja
atë çast të bukur
nuk mund ta ktheja
Shumë gjëra
më mbeten në kujtesë
edhe sot kur i kujtoja
me mallëngjim ato i pres
E kaluara n’këtë jetë
shndërrohet vetëm në kujtim
me gëzime e hidhërime
kalimthi si dielli në perëndim
f.f
“”””””
NA BËN MË TË FORTË
Në mes dy engjëjve
na hyn djalli
engjëjt s’mund t’i ndash
oh ty të djegtë zjarri
Kot e ke
që t’na qitësh hi syve
s’ka vend për ty
t’qëndrosh n’mes ne të dyve
Kështu na bën
edhe më të fortë
jemi engjëj
mbi këtë tokë
f.f
“””””””””””
KOHË E ÇUDITSHME
Eh ç’na erdhi kjo kohë vallë
sikur mos të jemi gjallë
kalonin ditë të tëra
fare pa u parë
Athua kështu qenka shkruar
për mos më u parë
që të mos komunikonim fare
as në celular
Eh kur ndonjëri
ik nga kjo botë
komente të panumërta dhimbjeje
haj mbana more tokë
Ky ndryshim kaq i madh
kështu kurrë s’ka qenë
për njerëzit me ndjenja
n’zemër kjo i dhemb
f.f