7.5 C
Tiranë
E dielë, 9 Shkurt 2025

Fazli Ferati

MOS U BRENGOS

Po të them
mos u brengos
për fjalët e pavlera
që s’ia vlen as t’i mendosh
Brengat neve
s’na u përkasin
edhe sikur ta marrin botën
e të piskasin
Fjalët që i flasin
e bëjnë intriga
s’janë fjalë zanash
po janë fjalë shtrigash
E fjalëve të tilla
s’ua kam frikën
më mirë heshtni
e mbathja ikën

Në jetën e askujt

kurrë mos u përzini

se nga xhelozia digjeni si zjarri

e bëheni si hiri

f.f

“””””””””””””

SIVJET
Sivjet si vjet
e parëvjet
njerëzimi me pandemi
prapë është vë në siklet
Sivjet si vjet
e parëvjet
shkolla nxënësit
fare s’po i thërret
Sivjet si vjet
e parëvjet
Covid 19
jetëra njerëzish po vret
Sivjet si vjet
e parëvjet
maska fytyrat
po na i vret

Ikni ju vite

sa më parë

e ti vit që na vjen

eja me këmbë të mbarë

f.f

“””””””””””

MIKU
Miku i vërtetë
të mbetet mik për jetë
E ai jo i vërtetë
herë vjen e herë shkon
sipas interesit të tij
gjithnjë vepron
Deshe e s’deshe
kur ai ka interes
të vjen me vrap
e të futët në thes
Për këtë punë
ai fare dert nuk ka
kështu është i gatuar
ndryshe mendjen se ka vra

f.f

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.