
YLBER QË VEZULLON
Le të jesh një engjëll
urëlidhëse e yjeve në qiell
ç’është atje lart gjithë ai ndriçim
ishe ti që lëshon rreze diell
Atë ditë kur zërin tënd
në skenë ta dëgjova
ah sa shumë të adhurova
Hyre në rrugëtimin e sukseseve
ylber me ngjyra që vezullon
s’është kjo diçka e rastësishme
ai zëri yt zemrat do t’na i pushton
f.f
“”””””””””””””
JETA NË KALIM
Çdo gjë n’këtë jetë
qenka n’kalim
si dielli që lind
e shkon n’perëndim
Deshe e s’deshe
koha qenka një çast
t’u dha apo s’t’u dha
ta realizosh atë rast
E shpesh herë
jeta na qenka rastësi
ballafaqohesh me të papritura
sa as vet s’di
Edhe kur ke çaste të lehta
apo të vështira
kur bindësh se janë të kalueshme
i pret me lehtësira
f.f
“””””””
MOS U REKLAMO
I etur
për t’u reklamuar
vëmendjen e të tjerëve
për t’ia zgjuar
Mos kërko
kurrë për atë që së ke
nuk mund të arrish
por mbetesh ai që je
Sa do që të lakmosh
të jesh i suksesshëm
pa punë kot e ke
se nuk do t’jesh i vlefshëm
Mos u fsheh pas të tjerëve
po dil ashtu siç je
se përndryshe
mbetesh në rangun e të mjerëve
f.f