Me ditët e Janarit të ftohtë
Po kalojn ditët nëper mot,
Nuk do të besoj më dot,
Per diellin që do t’na ngroh!
Ka shumë bukur një kohë,
Që n’ janar dielli nuk rrezonë
Ka një plagë, e një mërzi…
Në dhimbje n’vite në histori!
Nëper ato vitet nder stuhi,
Kishte humbje e tragjedi
Degë t’madhe na prenë me thikë,
Emri saj quhet e jonaToplicë !
Në Njëmijë e Tetëqindshtadhjet e Tetë!
Per shqiptaret ishte tragjedi e vërtetë,
Ka bërë Serbia se qysh ka ditëdur vetë,
E ka zbrazur e masakruarToplicën krejt!
Në ato vite n’kazazin e Toplices
Ishte dhunê urretje dhe e frigës,
Gra e bura me një vorrim i ka shti,
Celulat fëmijë masakrisht i kanë gri!
Na qajshin male edhe shkrepa
Vajtojshin nënat permbi djepa,
Edhe shpendet e malit nalin zanin,
Muhaxhirë shkojnë mos mu kthye.
Në acarin e ftoht që mbretëronte
Edhe hëna më s’po ndriqonte !
Vetem qyqja në degë vajtonte
Per keta njerz ka po shkojnë!
Kanë lënë tokën me gjithë shtëpi
Kanë lënë blegtorinë edhe avrinë…
E lanē vekshin në oxhak tu zie.
U jeti buka në atë çerep me hi !
E ianë sofrën të shtrueme n’voter
Murren rrugën e ikjes n’krejt boten,
E i lanë vekët krejt pa përfundue,
I lanë djem e çika pa u martue!
Na i shuan tymin e oxhakut
E prishën derën e pren pragun,
Na i rrëzuan edhe votrën..
E na çnjerzuan edhe motren!
Qofshë mallkuar per jetë Shkani,
Na i morre Nishin me Kurshumli,
Prej atje te Ara e Molles Kuqe…
Deri ku quhet Guri i Shpuem !
Në janarin e ftohet të mizorisë
Bukë pa ngrën edhe ujë pa pirë
Të sakatosur e në borë të ngrirë,
Të prerë gishta e nxjerr dhe sy!
Bëre spastrimin përgjithësi …
Lidhje marveshjen me osmanli.
Me i percjellë muhaxhirë per turqi,
Në një skaj shkretirë të Deti Zi..!
Per me ç’kombtarizu poullin Shqiptarë
Turqit bënë marveshjen per me shka,
Qofshë mallkuar per jetë moj Turqi,
Na dërzove pa dëshire tonë nën Serbi! !
Gani Oarana -Nga vēllimi -DIELLI I DHIMBJES.