17.5 C
Tiranë
E dielë, 16 Nëntor 2025

Fëllënza Zhuniqi Sejfullahu

 

ESËll S’DONTE TË IShTE

Atë natë
veç esëll s’donte të ishte
dhe zbrazi gotat me verë një nga një
në gjumë të thellë e vuri arsyen
ndërsa buzëqeshja rrodhe iu bë
gjer në mëngjes
Pastaj sërish iu kujtua ajo
Zonjëzeza e marrë
që i sillej rreth kokës
si shall i bardhë rugovjan
Fëllënza Zhuniqi Sejfullahu
NË NATËN E MADHE
Më shfaqet imazhi i nënës
kur hallvën gatuante natën e madhe
sevap për shpirtërat…thoshte
e unë kisha aq frikë asaj nate
Tani netëve të mëdha
edhe unë gatuaj hallvë
e përziej me dorën e kujtesës
e pjekë me prushin e zemrës
e përvëloj me lotët e dhembjes
Avujt e këndshëm të hallvës
hapësirës shpërndahen
unë ndiej shpirtërat
përreth dritarës
Fëllënza Zhuniqi Sejfullahu
TI VJEN SI BULËZ LOTI
Eci trotuarit
me pemë të lulëzuara
që truprojnë si ushtarë
më përkulen e mˋqerasin
me aromë e fllad
Në petalet e mëndafshta
shoh tˋdikurshmën pranverën tonë
fustanin me lule mollë
dridhjen e shpirtit
nga prekja e asaj dore
Dhe eci tutje
perëndimit të trishtuar
ngarkuar me emocion
ti vjen si bulëz loti
ma puth faqen që vjeshton

Fëllënza Zhuniqi Sejfullahu

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.