O NËNË
Ti nuk e prite
pranverën e radhës
rrezen e diellit
që e deshe aq shumë
këngën e thëllëzës
që veç për ty feksi
se prite as mallin e çmendur
të së bijes
zjarrin për t’ia shu
Ti ike mu në prag të pranverës
kur lulet çelnin sythat këtu
ike drejt lartësive
të çelësh atje
lule e bardhë me petale blu
Ti fluturove drejtë babait
që herët iku nga ne
ike e gëzuar besoj
se të prisnin atje…
O nënë e bukura nënë
grua e fortë e hekurt
si s’më dhe pak nga karakteri yt
se butësinë dhe buzëqeshjen
babai mi dha pakursim
Fëllënza Zhuniqi Sejfullahu
“””””””””””””””””””””””””””
NOSTALGJI
Tash kan nis ditët me u zgjatë
e mbrëmjet vijnë ngadalë
mua më ngushëllon nata
me yje e hënë tek flas
Prej vogëlisë me miqt e artë
hallet bashkë i ndajmë
sa qeshim e qajmë
si të marrë duhemi çdo natë
Tash po vjen edhe pranvera
me parfum nostalgjik
mua malli më gërryen përbrenda
askund s’të shoh ty
Fëllënza Zhuniqi Sejfullahu