11.5 C
Tiranë
E premte, 8 Maj 2026

Ferat. Z. Strumcaku

JETO

Ç’do ditë është dhuratë nga Zoti,
Ndaj mos i qo në pa dobi,
Dhe atëherë kur të pikon loti,
Buzëqesh dhe fal dashuri,

Nga vet Zoti, jemi të krijuar,

Na dhuroi njëmijë rrugë e sa,

Të vegjel jemi, për të paragjykuar,

Kot mundohësh, pa dashuri jetë nuk ka,

-Ferat. Z. Strumcaku-

“””””””””””””””””””””””

NGROHJA NË VARGJE
Diku mes vargjëve, aty gjëj veten,
I mbuluar, me plot germa ari,
Vijnë kujtime, vështirë treten,
Përveç Zotit, dhe poezia jetë më fali,

Ndonëse të thjeshta, vargjët e mia,

Herë shprehëm i butë, herë patriot,

Shkruaj për trojet, që i pat Shqipëria,

Eh sa e sa herë, derdhi lot,

-Ferat. Z. Strumcaku-

“”””””””””””””””””””””””

S’NDALOJNË VITËT
Ndonëse pak fytyra shëmtuar,
Rrudhat n’ball s’fshehën dot,
Si gjithmonë shpirti ngazëlluar,
Preferoj buzëqeshjen s’duroj lot,

Vitët ikën pleqëri s’duroj,

Flokët thinjur si dëborë,

Sikur të mundja botën t’a ndryshoj,

Duhët pajtuar, s’është në timën dorë,

-Ferat. Z. Strumcaku-

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.