U REALIZUA GJYSMËFINALJA E FESTIVALIT TË AKTRIMIT TË RINISË SHQIPTARE- EDICIONI 6-të.

Më 19 Nëntor 2022 në ambientet e Jehonës Shqiptare Tiranë, u realizua gjysmëfinalja Festivalit të Aktrimit të Rinisë Shqiptare, Edicioni i 6-të, me pjesëmarrjen e shoqërive kulturore-artistike nga disa vende të Shqipërisë dhe Kosovës.
Në këtë gjysmëfinale u certifikuan fituesit nga Shoqata Kulturore Artistike “Jehona Shqiptare” Dega Kosovë – Dardani, me president prof. Jakup Krasniqi .
Privilegj i madh për mua të isha një ndër anëtarët e jurisë, përkrah personaliteteve të shquara të artit dhe të kulturës si:
1-z.Kliti Roshi, aktor ikonë kombëtare.
2-prof. Njazi Krasniqi, Kosovë.
3-znj. Erodita Qorkadiu Haxhu, përfaqësuese nga Ministria Kulturës Kosovë.
4-z.Ramazan Luga Xon Luga aktor humorist.
5-prof. Violeta Leta Gjoni
drejtore e personave me aftësi ndryshe.
6- Prof. Ferit Hoxha, përfaqësues Jehonës Shqiptare të grupeve artistike dega Tiranë.
Gjthashtu në këtë festival m’u dha mundësia që në emër të Jehonës Shqiptare Dega Kosovë, të nderoj me mirënjohje të veçanta interpretuesit pjesëmarrës.
Gjej rastin të falenderoj Jehonën Shqiptare Dega Kosovë me president prof. Jakup Krasniqi, Jehonën Shqiptare me seli në Tiranë me kryetare znj. Zamira Zamira Mira Korance si dhe Presidente Nderi znj. Margarita Xhepa “NDERI I KOMBIT” që më vlerësuan me MIRËNJOHJE, “Për kontributin e dhënë në aktivitetet e Jehonës Shqiptare….”
Një falenderim i veçantë shkon për konkurentët që me interpretimet e tyre na dhanë shumë emocine dhe me performancen e shkëlqyer na e letësuan edhe punën tonë si juri për t’i kualifikuar për në finalen e madhe që do të mbahet më 12 Dhjetor 2022 në Tiranë.
Gjithashtu një falenderim i veçantë shkon edhe për shumë personalitete të tjera që kontribuan në mbarëvatjen e këtij evenimenti si:
– znj. Fiorela Kofsha, përfaqësuese e grupit me aftësi ndryshe.
– znj. Lirie Stafa, kostumografe.
– znj. Bona Shehu, artiste, sekretare.
– znj. Dava Gjoka , poete
Duke ju uruar suksese të gjithë konkurentëve që do të marrin pjesë në finale, ju ftoj të jeni pjesë e emocioneve të pëbashkëta!