22.5 C
Tiranë
E premte, 18 Korrik 2025

Ferit Rama

 

UDHA PËRBALLË DIELLIT
Nata s’është jona, bijtë e mi.
Është e hajnit, hasmit dhe e gjakësit.
Nata s’ështē jona.
Nata nuk ka këmbë, bijtë e mi.
Zvarritet si gjarpri.
Tinzare dhe e frikshme si gjarpri.
Nata s’është jona.
Në se kam ecur ndonjëherē në errësirë,
zvarritjen e natës kam përgjuar
të mos m’i hante njerëzit e mirë. *
Nderi fare pak trashëgon pasuri.
Po ju lë emrin tim
si pasaportë,
që e shkrova me mundim
shkronjë pas shkronje,
ditë për ditē e mot më mot,
që të ecni përballë diellit
në udhët e botës.
“””””””””””””””””””””L'immagine può contenere: 2 persone, persone sedute e vestito elegante
NJË KUJTIM
Me poetin e Kosovës dhe të shqiptarisë, të thjeshtin dhe famëmadhin Ali Podrimja, më 30. 11. 2007, në festivalin poetik të Tetovës.
Ndërsa i jepja librin tim poetik “Harlisje”, i thashë:
– Në se do tē gjeni pak kohë…
– Unë i lexoj librat që më japin,- tha. – Mbrëmë lexova një libër që më dha dikush.
E shfletoi kalimthi librin, pastaj u ndal nē faqen ku ishte kjo poezi e shkurtër:
LUTJE NË PRAG PLEQËRIE
Bëmë, o Zot,
në pleqëri,
burim të lashtë
ku rrjedh ujë i ri!
-Kjo ka kuptim filozofik, – tha.
Kuptohet si u ndjeva.
Ky qe takimi im i parë dhe i fundit me Ali Podrimen.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.