5.5 C
Tiranë
E hënë, 6 Prill 2026

Fetah Maliqi

EPO DURON, DURON KY DHE !

Burrë i burrave
atij i thonë,
kur e thotë
fjalën me jehonë.
Gjoksin hedh para
si gjithmonë,
t‘i dal në dritë
gjithë madhështia.
T‘i shpërthejë atdhedashuria,
t‘u tregohet tjerëve
pamje imagjinare!
Sikur ai është Zot në qiell
dhe në livadhe!
Kur njerëzit u dogjën
nga lufta gjithkund,
trimëria e tyre
fare nuk u pa kund !
E tashti kur rrethohet
me paqe e qetësi,
ai shet mend
tregon madhështi.
Disa e qeshin;
si ia mban fytyra,
të tjerë shtojnë
ashtu e fali natyra !
Por ai gjithmonë
shet mend burrërishte…
Epo duron, duron ky dhe
shumë i durueshëm,
na tregohet ky atdhe !
Po edhe ne
të durushëm jemi,
se nga ajo që ka ai
edhe ne diçka kemi…!
09.05.19
Hamburg
“””””””””””””

THËNIE TË MENÇURA.

Dielli është për të gjthë,
futu nën rrezet e tij,
lerë dhe tjetrin të shijojë ato!
Duaj shumë e mos urrej
dhe mos përto të tregosh prore,
të vërtetën që është e shenjtë,
por nėse gabon,
kërko falje, pendohu!
Nëse të kërkojnë falje,
i fal, se dhe ti gabon,
po nëse të flasin rëndë për këdo,
ti thjesht hesht, rri i qetë
dhe duro !
Po hetove që jo këndshëm
po flasin keq, që edhe ty
të prek kjo,
bëj një pushim në shpirt
e forcë gjej, e tejkalo, ua kthe dyfish,
sepse kjo kthen një mirësi
dhe shton shembullin
e veprimit të mirë ndër njerëz.
Nëse do që të kesh një paqe
me veten tënde përherë,
mos harro, krijo rregull
e bëj të vleshmen, të bukurën
për të tjerë.
Mendo drejt, mendo lirisht,
çlirohu nga çdo ngarkesë,
se një ditë dhe do ikësh
nga kjo botë
e Zoti sheh, dëgjon,
kupton të gjitha
dhe ndoshta vonon,
por kurrë nuk të harron,
do kenë mirënjohje të gjitha…!
08.05.20
HH
“”””””””””

GJERGJ KASTRATI – SKËNDERBE.L'immagine può contenere: una o più persone e cielo

– Për festën e 615 vjetorit të lindjës së heroit –
Shpatë si shkëmbi, përdridhet flakë mbi kohë,
drejt Lezhe 1444 kuvendi bërë bashkë,
retë rrugëve hapur, për turkun, nata – e huaj
pa liri, çka jeta? Pa gurgull lumi, dinjiteti – çka?
Kuvendi e Katedrala e Shën Kollit në Lezhë,
si degë të një peme: Gjergj Arianiti, Andre Thopia,
Nikollë Dugagjini, Teodor Muzaka, Pjetër Spani,
Pal Dugagjini, Lekë Zaharia….
dhe Zoti s‘thotë ndryshe, shqyhet tokë e qiell.
2 mars 1444 Ridh, o jetë fushash!….
Shkrepa, det, kripë, ajrë,- pellg udhëkryqin.
Tok inde e ledhe, muskuj e livadh,
aktet e dramës, regjisor-historianë.
Zoti s‘thotë ndryshe, shqyhet tokë e qiell,
cilën s’do jeta, beteja mbiemër i falë,
ka mbledhur perëndia nam e nishan,
edhe ku pi ujë e ftohtë prore poezia.
Do të ketë thën nëpër kohë, para e pas
nga të gjitha këto, diçka, Teuta?
Po Gjergji? Hasan Prishtina, Idriz Seferi,
Shtjefën Gjeqovi, Gjergj Fishta?…
Me fundin e mëkatit luan, dreka, darka,
pika e mërzitur shumë, e dritës – askund.
Bëj punë, o shpirt i historisë, u jap mend
nga vuajtjet kaq të mëdha!
Si është e mundur nga ky popull i lashtë
të dalin princër, feudalë….
njëri- tjetrin të hanë?!
Me liri vendi luajnë e sundimit të lirë,
edhe humnera ka zënë këmbë,
edhe varri si ec me gëzim!
O qiri verbimi,
duke u djegur me të shpejtë,
duhet të sjellësh drurë në vatër,
ujë të pastër tek buzët secilit moment
shkrumbin dy gisht!
Edhe gurët e udhëve
e rruga veç baltë, rënkojnë,
edhe kroi në mal po qanë,
edhe druri rri pa mend!
Edhe kodra po fshihet
pas një koçie, pas një stalle,
pas tri fushash me bar.
Këto momente madhështore,
duhej të ishin copë
të dalluarit nga mendėt, fuqitë e tyre
e dukja e lehtë kudo e çdo pasurie.
Apo nuk shohin që në vargoj po futet deti?
Ura, brigjet, e vogla fjalë, e madhja vuajtje?
Jo, mua m‘u çanë brinjët!….
06.05.20
HH
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.