Kujtonim se me të
Mbulojmë botën mbarë:
Secili më trim
Secili më i parë !
Vazhdojmë e vazhdojmë
Të shkrirë në trimëri:
Kurse të tjerët rregullin
Na e mbajnë në shtëpi !
Vallë, po kush i ka fajet?!
Që u bë kështu:
Po gjaku i dëshmorëve,
Sa shpejt u harrua…!
19.06.20
Hamburg
– DITA E ÇLIRIMIT TË GJILANIT –
GJILAN
Gjilan sa të dua,
Kam shumë mall për ty,
Je jeta e shpresa ime,
Me mirësi të pakufi!
Je stinë pranverore,
Madhështi ti më je,
Zgjuar e fjetur
Me vete më ke!
Më ke kudo
Ku është liria,
Je e kaluara
Je dhe ardhmëria!
Je jeta ime
Kuptimi i gjithçkaje je,
O, deri në kupë të qiellit ngjitem
Kur shqiptoj: Atdhe…!
15.06.17
Hamburg